“Plazhi publik në Vlorë është zaptuar”/ Atird Hoxha: Kryebashkiakja nuk ka asnjë vizion për interesin e qytetarëve
Ish-kryetari i degës së PD-së në Vlorë, Atird Hoxha ka den...
Ish-kryetari i degës së PD-së në Vlorë, Atird Hoxha ka den...
Ipeshkëv i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vend.
Në një reagim në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta thekson se pamjet rrëqethëse që na vijnë nga Munella dhe Thirra, janë ngjarje të rënda, ndërsa shton se zjarri në pyje është një ?fatkeqësi? që do ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar prerjen e tyre të pa kriter, prishjen e lumenjve e të përrenjve të ujit për HEC-et.
Po ashtu ai thekson se përgjegjësia e parë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe të territorit.
?Pamjet rrëqethëse që na vijnë nga Munella dhe Thirra në Dioqezën tonë të Rrëshenit dhe jo vetëm prej aty, por nga anekënd vendit, janë ngjarje të rënda. Fatkeqësisht po përsëriten çdo vit duke zhdukur kështu florën dhe faunën e zonave tona.
Kjo është kriminale.
Zjarri në pyje është një ?fatkeqësi? që do ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar prerjen e tyre të pa kriter, prishjen e lumenjve e të përrenjve të ujit për HEC-et, apo sikurse kemi shfrytëzuar minierat pa kritere, me të vetmin qëllim përfitime individuale.
Mbi kë bie përgjegjësia?
Përgjegjësia e parë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe të territorit. Natyra, pyjet, malet janë lënë krejt pasdore, duke u mjaftuar me disa investime, më shumë private, por që edhe këto e kanë përçudnuar pothuaj tërësisht natyrën, të përqendruara në bregdetin shqiptar.
Pjesa e brendshme e natyrës shqiptare është lënë në mëshirë të fatit e të njerëzve të papërgjegjshëm kriminalë ose përfitues të bizneseve klienteliste.
Përgjegjësia e autoriteteve shtetërore nuk mund të fshihet e as të mbulohet me ngrohjen globale apo me papërgjegjësinë e ?çobanëve? zjarrvënës. Këta zjarre dhe përhapja e tyre janë kryekëput dështime të shtetit shqiptar, ashtu sikurse qe prerja e pyjeve menjëherë pas rënies së komunizmit.
Përgjegjësia e dytë, por jo më e vogël, është ajo e ne qytetarëve me mosangazhimin tonë, me pandjeshmërinë tonë, pothuajse totale ndaj natyrës si një e mirë dhe pasuri e përbashkët. Natyra është shtëpia jonë e përbashkët na kujton Papa Françesku. E duam natyrën vetëm kur na freskon apo na ngroh, por jo kur na duhet ta mbrojmë atë. Për vite me radhë, qysh me rënien e komunizmit me natyrën është abuzuar. Krahas korrupsionit shtetëror është shtuar edhe papërgjegjshmëria dhe formimi i ulët qytetar. Duhet së pari ta ruajmë e më pas të denoncojmë abuzimet me natyrën, duke çuar në vëmendjen e autoriteteve abuzuesit e duke protestuar kur abuzesi është vetë shteti me hallkat e tij të korruptuara.
Është koha e një veprimi dhe reflektimi serioz.
Prandaj përveç hapave ligjorë të domosdoshëm ndaj përgjegjësve të zjarreve, në çdo hallkë që ata janë, por që kanë ndikuar negativisht me veprimin apo mosveprimin në kohë, me neglizhencën e qëllimshme apo të paqëllimshme të tyren, nevojitet një ndërgjegjësim qytetar, një ndërveprim i të gjithëve që ta shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetë.
Rrëshen 10 gusht 2021?-shkruan Dom Gjergj Meta.
Ambasada Amerikane mbështet Shërbimin e Çështjeve të Brends...
Situata e zjarreve në qarkun e Korçës është drejt normalizim...
Shqipëria është mbërthyer nga zjarret prej disa ditësh. Vlo...
Situata e zjarreve në Kalimash dhe zonave përreth tij është ...
Zjarri në Kukës mbi tunelin e Kalimashit vijon të përhapet m...
Prej disa orësh zjarri në Mokër vijon të jetë aktiv.Ai ka pë...
Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme ...
Zjarrfikësit arrijnë të fikin në kohë zjarrin që kishte përf...
Dëmtimet nga zjarret në Shqipëri vlerësohen të mëdha edhe kë...
Një vatër zjarri është evidentuar sërish në malin e Kuçit në...
Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e zjarreve ditën...
Prej ditësh vendi ynë është në luftë me flakët, ndërsa vatra...
Policia Rrugore ka rritur masat duke monitoruar ? me radarë?...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Vijojnë të jenë aktive 3 vatra zjarri në pyje. Bëhet fjalë p...
Vijon të mbetet kaotike situata me zjarret në vend.Mësohet s...
Edhe java që sapo ka nisur do të mbizotërohet nga temperatur...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur zyrtarisht nga puna ditë...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qyteta...
Test 12...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...