Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Asnjë fjalë, asnjë koment nga Presidenti Meta pas një analize që ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shpërndau dje për mediat në Shqipëri.
Me një gjuhë aspak diplomatike, pa asnjë ekuivok dhe me tone të adresuara si të ishte ajo kryetarja e shtetit, ambasadorja Kim përcakton vijësjelljen e politikës shqiptare në ketë fazë kur vendi bëhet gati të shohë në punë parlamentin e ri të dalë nga ?zgjedhje të mira, edhe pse nuk ishin të përkryera? siç i cilëson zgjedhjet e 25 prillit përfaqësuesja fuqiplotë e SHBA në Tiranë.
Në kushte normale mesazhi i zonjës Kim mund të ishte mesazhi i Presidentit të Republikës në përgjegjësinë e Kryetarit të Shtetit.
?Presim me kënaqësi ta shohim Parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë, në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion, si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin, në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t?u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë?.
Këtë paragraf të shkëputur nga mesazhi i ambasadores Kim, në fakt duhej ta adresonte Presidenti Meta e do të dukej krejt i natyrshëm dhe plotësisht në përmbushje të detyrës së vet kushtetuese e në lartësinë e njeriut të zgjedhur për të qenë mbi palët.
Mirëpo Presidenti Meta, ndryshe nga ç?bëri pasi Sekretari i Shtetit Blinke shpalli person ?non grata? idhullin e tij Sali Berisha, kur qendrimin e njeriut të dytë më të rëndësishëm të SHBA e qunte fletërrufe, këtë rradhë të paktën deri tani ka zgjedhur të heshtë.
Ish-kreu i LSI-së sot në Presidencë shprehej se akti i SHBA-së është i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare.
Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë ato ditë, Presidenti Meta theksonte:
?Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë, Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me ?fletërrufenë? e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.
Kjo ?fletërrufe? jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik?.
Po sot pasi është bërë i njohur qëndrimi i ambasadores Kim a do të reagojë sërish Presidenti Meta?
A ndjen ai detyrimin si President i Shqipërisë të ndajë me ?të dashurit qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombasit kudo në botë? qëndrimin e tij dhe a do ta quajë edhe mesazhin e zonjës Kim apo Kimete siç e quan ai kur i referohet asaj nëpër bisedat që bën me të vetët, fletërrufe?
Po për definicionin e zonjës ambasadore ?zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira? a ka ndonjë qëndrim Presidenti i Republikës së Shqipërisë?
Loja tashmë është hapur për të gjithë.
Sali Berisha i larguar nga pushteti real 8 vjet më parë është vënë nën goditje edhe për nderet që ju ka bërë partnerëve të tij politikë që në shqip do të thotë për mbrojtjen që iu ka bërë atyre me autoritetin që kishte pushteti i tij edhe mbi sistemin e drejtësisë.
A do t?ia kthejnë sot edhe partnerët ?nderin me nder? Berishës, apo do të presin në heshtje rradhën?
Kjo është çeshtja!/CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ju ëhstë kundërpërgjigjur të g...
Ish-Kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka njo...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Akti...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një panoramë të situatës së zj...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të dalë në n...
Avokati Spartak Ngjela ka folur për thirrjen e Ambasadores A...
Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur ndihmën e dhënë nga Ba...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur sot se përderisa në lo...
Analisti Genc Burimi ka folur sot në lidhje me thirrjen e am...
Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim, në lidhje me nj...
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë ...
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kër...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përsa i përket situat...
Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, me anë të një editoriali ka ...
Ambasadorja Yuri Kim, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Ram...
Ish kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata...
Gushti në Shqipëri është kohë për pushim dhe relaksim të mer...
Deputeti socialist Petro Koçi i ka bërë thirrje kreut të PD-...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...