“Kapja e shtetit" përmes punësimeve familjare
“Njeriut do t’ia këqyrim punën, nderin, përgatitjen, por jo ...
Pentagoni dhe ligjvënësit republikanë shprehën shqetësime të reja të martën në lidhje me forcimin e arsenalit bërthamor të Kinës pas një raporti të ri që thotë se Pekini po ndërtonte 110 objekte të reja të nëndheshme për mbajtjen dhe lëshimin e raketave.
Një raport i Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë të hënën tha se imazhet satelitore tregonin se Kina po ndërton një fushë të re për lëshimin e raketave pranë rajonit të Hamit në pjesën lindore të rajonit të Xinjiangut.
Raporti vjenë një javë pas njoftimit për ndërtimin e rreth 120 strukturave të ngjashme raketore në Yumen, një zonë shkretëtire rreth 380 kilometra në juglindje.
“Kjo është hera e dytë në dy muaj që publiku zbulon atë që ne kemi thënë gjatë gjithë kohës në lidhje me kërcënimin në rritje me të cilën përballet bota dhe vellon e sekretit që e rrethon atë”, tha Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara në një postim në Twitter lidhur me një artikull të gazetës New York Times mbi raportin e Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.
Departamenti i Shtetit në fillim të korrikut e quajti shtimin e arsenalit bërthamor të Kinës një zhvillim shqetësues dhe tha se Pekini po devijonte nga dekadat e strategjisë bërthamore të bazuar në parimin e mbajtjes së një numri minimal raketash për të frenuar një sulm të mundshëm nga një palë kundërshtare. Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Kinës që të angazhohet në ndërmarrjen e “masave praktike për të zvogëluar rreziqet e destabilizimit nga konkurrenca e armëve”.
Ligjvënësi republikan Mike Turner, anëtar i Nënkomisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se rritja e arsenalit bërthamor të Kinës është e pashembullt dhe e bëri të qartë se “dislokimi i armëve bërthamore ka për synim të kërcënojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.
Ai tha se refuzimi i Kinës për të negociuar mbi kontrollin e armëve “duhet të jetë një arsye për shqetësim dhe duhet dënuar nga të gjitha vendet e ndërgjegjshme”.
Një tjetër republikan, Mike Rogers, anëtar i Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se rritja e arsenalit bërthamor kinez tregon nevojën për modernizimin e shpejtë bërthamor të Shteteve të Bashkuara për të frenuar kërcënimin nga Kina.
Një raport i Pentagonit i vitit 2020 vlerësonte se rezervat e raketave me mbushje bërthamore të Kinës ishin në rreth 200 dhe se numri i tyre të paktën do të dyfishohej ndërsa Pekini po intensifikon përpjekjet për modernizimin e tij ushtarak. Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara kanë rreth 3,800 mbushje bërthamore dhe sipas një raporti të Departamentit të Shtetit nga 1 marsi i këtij viti, 1,357 prej tyre janë tashmë të dislokuara.
Uashingtoni i ka bërë thirrje vazhdimisht Kinës që t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në një traktat të ri për kontrollin e armëve.
Raporti mbi strukturat e reja bërthamore vjen ndërsa Ndihmës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman do të zhvillojë bisedime me Rusinë për kontrollin e armëve në Gjenevë të mërkurën.
Zonja Sherman ishte në Kinë në fillim të kësaj jave për bisedime në të cilat Pekini akuzoi Uashingtonin për krijimin e një “armiku imagjinar” për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme dhe për të shtypur Kinën.
Pekini thotë se arsenali i tij është i dobët krahasuar me atë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë dhe se është i gatshëm të zhvillojë dialog dypalësh për sigurinë strategjike “mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”./voa
“Njeriut do t’ia këqyrim punën, nderin, përgatitjen, por jo ...
Situata me zjarret në Greqi, duket të jetë tejet e rënduar, ...
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë kanë mbetur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha...
Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalim...
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal...
Pesë persona llogariten të zhdukur dhe disa të tjerë mbetën ...
Një pastor në Tenese është i lodhur nga vënia e maskës me de...
Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale në Shkup shpal...
Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shofer...
Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat...
Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i ...
Parlamenti i Francës ka votuar për t’i bërë pasaportat e vak...
Në Kosovë është sot ditë zie për viktimat që pësuan të dielë...
Një aksident i rëndë ndodhi një ditë më parë në Kroaci, ku h...
Vijojnë të përhapen me shpejtësi flakët në ishullin Italian ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të r...
Marina ruse mund të zbulojë çdo armik dhe nëse është e nevoj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në...
Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...