web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthimi në Gjermani/ Ndërrojnë jetë dy persona, plagosen dhjetëra të tjerë

28 Korrik 2021, 08:22, Kosova & Bota CNA

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga një shpërthim i madh i ndjekur nga një zjarr në një park industrial kimik në Leverkusen, në Gjermani.

Ndërkohë që mediat vendase raportojnë se pesë persona janë të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

” Për fat të keq, po zbehet shpresa për t?i gjetur ata të gjallë“.” tha Lars Friedrich, kreu i Chempark, në një deklaratë fillestare.

Currenta tha se shpërthimi ndodhi në incenerator dhe shkaqet mbeten ende të paditura.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e ?rrezikut ekstrem? dhe bëri që zyrtarët t?iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t?i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh helmues. Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.





Lajmet e fundit nga