web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi, arratia dhe jeta luksoze e Fjolla Marina/ Sot mori fund aventura e këngëtares

19 Korrik 2021, 13:46, Aktualitet CNA

Ditën e sotme policia e Kosovës ka arrestuar këngëtaren Fjolla Morina e cila prej disa muajsh ishte në arrati.

Në datën 10 Shtator këngëtarja u kap me dy armë zjarri me vete në pikën kufitare në Morinës, bashkë me të cilën ndodheshin dhe partneri i saj, Fisnik Sula dhe shoferi Fitim Muji. Asaj kohe këngëtarja deklaroi para policisë se armët i kishte harruar në çantë, i kishte dhuratë nga një mik i saj që nuk jetonte më.

Gjykata më pas vendosi arrest shtëpiak për Morinën për shkak të vajzës 5 vjeçare. Në fillim u raportua se organi i akuzës kishte kërkuar ?arrest në shtëpi? pas dyshohej se këngëtarja ishte shtatzënë, por nuk ishte e vërtetë. Ajo qëndroi në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj përpara se të arratisej. Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka shijuar në jetën luksoze me partnerin e saj.

Nëpër rrjetet sociale nuk munguan as fotot në rrjete sociale nga ceremonia e saj e dasmës.
Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale duke treguar se vijonte jetën e saj e pashqetësuar.

Ndërkohë aventura e saj ka përfunduar sot kur u arrestua në Prishtinë nga policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga