LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analiza pa fakte, kontradiktore dhe e falsifikuar e Lulzim Bashës

15 Korrik 2021, 16:19, Politikë CNA
Analiza pa fakte, kontradiktore dhe e falsifikuar e Lulzim Bashës

Raport kontradiktor, pa fakte dhe që vjen pas një analize të munguar dhe nxituar nga Lulzim Basha dhe kryesia e PD të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë të humbjes së 25 prillit.

Qartazi duket se gjithçka është përdorur si justifikim për të mbajtur PD-në nën thundër, sesa të shohësh në sy të vërtetën dhe problematikat e humbjes në zgjedhje. Raporti ka kontradita të qarta sidomos në parashikimet dhe dhënien e rezultateve dhe pritshmërive. Diku justifikohen, diku anatemohen, por në përfundim fajtori apo përgjegjësia ngelet jetim.

Në pikën 11 thuhet se:
Rezultati i listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021 (39.4 %) është i krahasueshëm vetëm me rezultatin e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009 (40.2 %), me një diferencë vetëm ? 0.8 %. Në këtë kuptim, për të vlerësuar performancën e secilit qark, duhet që rezultati i listës së PD në zgjedhjet e vitit 2021 të krahasohet me atë të vitit 2009 (në % ose mandate), nga ku rezulton se:
Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë.
Kanë patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Durrës, 2. Gjirokastër, 3. Shkodër, dhe 4. Tiranë.

Në fakt duket se përfundimi i raportit është gënjeshtër publike. PD dhe aleatët e saj në vitin 2021 nuk kanë mundur të sigurojnë as votat e vitit 2013 dhe jo më të krahasohen me vitin 2009 kur PD siguroi 70 mandate nga 140 ndërsa në 2021 ka 59 nga 140.

Rezultati i vitit 2021 është më i dobët se viti 2013 kur PD dhe aleatët kanë 690 mijë vota gati 70 mijë vota më shumë po të llogarisësh dhe aleatët shtesë si PBDNJ apo PAA.

Në performancën elektorale 2021 krahasohet vetëm me 2017 ku ka një rikuperim prej gati 180 mije votash ku përfshihen aleatët dhe 8 vite pushtet të socialisteve me bëmat e gjëmat e tyre.
Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë, thuhet në raportin që do i dërgohet kryesisë dhe Kuvendit kombëtar të PD.

Gjithçka e gënjeshtërt dhe kur kërkohet që fitorja apo e ardhmja të ngrihet mbi gënjeshtra dështimi është i garantuar.

Së pari Berati ka një dështim spektakolar, shtimi i mandatit ka ardhur nga humbja e mandatit të LSI dhe kundërshtarit. Pra PD ka maksimum historik me 5 mandate në Berat. PD ka një rritje të lehtë, por është totalisht më poshtë se rezultatet historike krahasuese të 2013 dhe me 2009 s?ka asnjë krahasim.

Në Elbasan PD është 30 mijë vota pas PS, rezultatet historike kanë dhënë edhe barazim 7 me 7 në vitin 2009 edhe humbje 8 me 6 në 2013 por jo me diferenca të tilla ku për disa dhjetra vota PS kërkon mandatin e 9. Ku janë pritshmëritë dhe rezultatet historike?

Në Fier PD është sërish gati 30 mijë vota pas PS, një rezultat si ai i vitit 2013 kur PD dorëzonte pushtetin, 2009 është e pakrahasueshme.

Në Korçë PD ka 15 mijë vota më pak se në 2009 kur votohej nga 62 mijë zgjedhjës (pa PBDNJ) dhe gati 9 mijë më pak se në 2013 krahasimisht me PS, në ditën kur PD u largua nga pushteti së bashku me PBDNJ rezulton të kenë mbi 59 mijë vota. Brenda PD duhet të llogariten edhe aleatët e rinj si PBDNJ e cila ka një influencë historike qe shkon mbi 3 mijë vota në qarkun e Korçës, dje me socialistet dhe sot me PD.

Në 2021 PD ka vetëm 50 mijë vota. Ku është rezultati historik dhe pritshmëria? Pas 8 vitesh në opozitë ke 20 % më pak se në 2013?

Mjaftojnë këto 4 qarqe për të kuptuar çfarë ka ndodhur, mos shkojmë në Gjirokastër, Vlorë e Shkodër ku raporti i Bashës kërkon të justifikojë të dështuarit e tij dhe tregon se s?do ketë asnjë ndryshim, por çeta e dështakëve të tij do tentojë të ringrejë PD me një analizë të pavërtetë, kontradiktore dhe totalisht të falsifikuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga