web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Peshku qelbet nga koka”/ Demokratët-Bashës: Vrave dy zogj me një gurë, Ramën dhe veten

11 Korrik 2021, 09:14, Politikë CNA

Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD me 13 Qershor 2021, pasi humbi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, për të cilat nuk dha përgjegjësi.

Demokratët vijojnë ti kërkojnë llogari Bashës, duke i thënë se po fle sipër problemit, ndërkohë që vitet kalojnë.

Ata i bëjnë thirrje që të lëvizë, të ndryshojë. Por, Basha vijon ritualin e njëjtë, ku herë pas herë, kur i del gjumi, shkruan diçka në rrjete sociale, sa për të kujtuar se është gjallë

?O zoti Basha e ke marrë PD, ke qenë 38 vjeç tani sa vjeç je dhe katër vjet sa shkon.

Edhe populli që të ndjek po i ecin vitet po mësohen me të hëngërit një herë në ditë. Po flen sipër problemit. Po presim nga ti, që idetë e reja të mposhtin të keqen. Ti zoti Basha duhet të lëvizësh të zëvendësosh?, i shkruan një demokrat.

Një tjetër ka komentuar dhe deklaratën e tij në lidhje me arrestimet e SPAK.

?Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka?, deklaronte Basha pak ditë më parë.

Por,  demokratët mendojnë se me këtë deklaratë, Basha vrau edhe veten e tij edhe Rmën, pra me një gur dy zogj.

?Peshku qelbet nga koka?, vrave dy zogj me një gurë, Ramën dhe veten?, shkruan një nga demokratët, Bashës në rrjetin social të këtij të fundit.

Ndërsa një nga ndjekësit demokratë e këshillon që nëse Rama është i qelbur nga korrupsioni, atëherë të mos bëjë pazare me të.

Më poshtë po sjellim reagimet./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga