web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pakult kërkon dy futbollistët shqiptarë te skuadra e tij austriake

9 Korrik 2021, 07:04, Sport CNA

Ish-trajneri i Kukësit, Piter Pakutl do të jetë pjesë e elitës së futbollit në Austri pasi ngjiti skuadrën e Austrisë së Klagenfurt. 61-vjeçari tashmë është duke menduar për merkaton, teksa kërkon të ndërtojë një ekip sa më kompetitiv.

Pakult dëshiron të afrojë në skuadër 2 futbollistë shqiptarë, bëhet fjalë për Sindrit Gurin, me të cilin ka punuar kur ishte pjesë e Kukësit në 2018, si dhe ish-futbollistin e Skënderbet, Agim Zega.

Aktualisht pa skuadër, tekniku austriak, kërkon që të rikthejë Gurin e kohëve të arta, kur ishte pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, duke spikatur me golat e tij te Kukësi.

Një tjetër afrim për Austria Klagenfurt pritet që të jetë Agim Zeka, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar me shumë skuadra, si dhe ka qenë pjesë e Kombëtars U-21. Momentalisht edhe 22-vjeçari është pa ekip pas mbylljes së aventurës me Austrinë e Vienës.





Lajmet e fundit nga