web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtare/ Trajner i ri për Ismajlin, ish-mesfushori i Interit merr drejtimin e Spezias

8 Korrik 2021, 18:34, Sport CNA

Thiago Motta rikthehet të drejtojë në Itali. Ish trajneri i Genoas ka marrë zyrtarisht drejtimin e Spezias e Ismajlit, ku do të zëvendësojë Vincenzo Italianon, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, për të marrë pankinën e Fiorentinës.

Ndonëse ishte paralajmëruar pak ditë më parë, zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve erdhi vetëm pasditen e sotme, teksa klubi ligur zbuloi se ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me italo-brazilianin.

?Jemi shumë të lumtur që i besojmë Thiago Mottës drejtimin e skuadrës tonë të parë. Kemi vlerësuar kandidatura të ndryshme, por Motta na bindi me energjinë, dedikimin dhe seriozitetin e tij, ndaj menduam që është i duhuri për të çuar para vlerat që përfaqëson klubi ynë. Mezi presim të shohim punën e Thiago Mottës, të bindur më shumë se kurrë, se është zgjedhja ideale për pankinën e Spezias?, u shpreh presidenti i klubit ligur.

Thiago Motta e nisi karrierën si trajner te 19-vjeçarët e PSG-së, ndërsa më pas drejtoi për 8 ndeshje edhe Genoan në Serinë A. Tani do të ketë mundësi të nisë një projekt nga fillimi, me një skuadër që ka bërë shumë mirë në sezonin që u mbyll.





Lajmet e fundit nga