Katër të vrarë dhe dy të arrestuar në lidhje me vrasjen e presidentit të Haitit
Policia në Haiti vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tj...
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha të enjten se në vjeshtë mund të pritet një valë e re infektimesh me COVID-19 në Kosovë.
Ai i bëri këto komente në qendrën e vaksinimit në Prishtinë, ndërsa mori dozën e parë të vaksinës.
?Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar…është e vetmja mënyrë që edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është thuajse e pashmangshme, vetëm të vaksinuar ruajmë shëndetin e njëri tjetrin, shëndetin ekonomik social dhe mirëqenien tonë?, tha ai.
Shqetësimi kryesor për autoritetet shëndetësore, sipas ministrit t Vitia, aktualisht është varianti Delta, dy rastet e para të të cilit u konfirmuan në fund të muajit të kaluar në Kosovë.
Varianti Delta u paraqit për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020, ndërsa sot është njëri prej llojeve më brengosëse për shkak të shpejtësisë së përhapjes së tij.
?Sa i përket rishikimit të masave, është shtyrë për pak kohë për shkak të paraqitjes së variantit Delta, meqë ky është një shqetësim i yni kur dihet se ka shumë vende si Anglia, në të cilat pavarësisht se procesi i vaksinimit ka ecur shumë mirë, dominon varianti Delta. Por, e përsëris të gjithë të vaksinuarit janë me simptome të lehta dhe i janë shmangur hospitalizmit. Masat do të rishikohen gjatë kësaj jave dhe qytetarët do të njoftohen me kohë?, tha ai.
Zoti Vitia tha se në Kosovë deri tash janë dhënë rreth 240 mijë doza të vaksinës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Kosova deri tash ka zhvilluar fushatën e vaksinimit përmes donacioneve të siguruara nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shpërndan vaksina për vendet e varfra, apo nga Bashkimi Evropian.
Fundjavën e kaluar Kosova mori gati 183 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca donacion nga Mbretëria e Norvegjisë. Në një debat parlamentar të mërkurën, përfaqësues nga opozita u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë afatin e skadencës së vaksinës, duke lënë të nënkuptohet se ky kontingjent është me afat të skaduar. Por, ministri Vitia e mohoi të enjten sërish një gjë të tillë, duke qartësuar se 12 mijë doza nga ky kontingjent kanë afat deri më 31 korrik, ndërsa pjesa tjetër deri më 31 gusht.
Ai vet mori sot vaksinën AstraZeneca, për të dërguar mesazhin se sic tha, të gjitha vaksinat që ka Kosova aktualisht janë të sigurta.
Qeveria e Kosovës është zotuar që deri në fund të këtij viti, të vaksinojë 60 për qind të popullsisë./VOA
Policia në Haiti vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tj...
Myslimanët në Evropë marrin kërcënime, përjetojnë sulme dhe ...
Ambasada amerikane në Beograd, tha të enjten se drejtësia pë...
Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të d...
Në Bruksel ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës...
Greqia po dyfishon përpjekjet diplomatike disamujore për të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20 vjeçares Caroli...
Ish Presidenti Donald Trump ka njoftuar procese gjyqësore ku...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të p...
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është ekzekutuar në shtë...
Joe Biden po dërgon Amy Gutmann-in si ambasadore në Berlin. ...
Një gazetar i shquar i krimit në Holandë u plagos rëndë, pas...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po shikon mund...
Gjermania njoftoi të martën se ka reduktuar kufizimet e udhë...
E ardhmja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor pa...
Një nga kolegët e pilotit Babis Anagnostopoulos, piloti Gian...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mori...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së ti...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual m...
Babai i Caroline, David Crouch, pas humbjes së vajzës së tij...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...