Greqia kundër shitjes së nëndetëseve gjermane për Turqinë
Greqia po dyfishon përpjekjet diplomatike disamujore për të ...
Në Bruksel ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga BE-ja, por përveç diskutimeve për dallimet që kanë palët, asnjë vendim nuk është arritur.
Në përfundim të bisedimeve, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të kaluara në kuadër të dialogut.
Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre.
?Ne kemi parashtruar ato vërejtje për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur obligimet e saj?, tha Bislimi.
Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh udhëheqës i delegacionit serb, tha se pala e Prishtinës asnjëherë gjatë bisedimeve nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Ne u kemi thënë atyre se Asociacioni është kusht mbi kushtet nëse duam të ecim tutje. Asociacioni nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë vetëm provë se sa i nevojshëm është formimi i tij?, tha Petkoviq.
Ai pretendoi se pala serbe ka përmbushur pothuajse të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut dhe se ankesat e delegacionit të Kosovës kishin të bënin kryesisht me çështje teknike të zbatimit të tyre.
I dërguari i posaçëm i BE-së për çështjen e dialogut, Mirosllav Lajçak, i quajti përmbajtësore diskutimet. Ai fillimisht kishte zhvilluar takime të veçanta me të dyja delegacionet – të martën me të Kosovës dhe të mërkurën me të Serbisë – ndërsa më pas është mbajtur takimi tre-palësh mes tij dhe zyrtarëve nga të dyja delegacionet.
?Diskutimet të gjerë për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Bisedimet e sotme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 qershor.
Më herët ishte thënë se delegacionet do të përgatisin edhe mbajtjen e takimit të ardhshëm mes dy liderëve, i paraparë për në fund të muajit korrik, por zëvëndëskryeministri Bislimi tha se për këtë çështje do të diskutohet gjatë javës së ardhshme në formën online.
Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011, si dialog për çështje teknike, për të evoluuar më pas në dialog të nivelit politik.
Kosova njofton BE-në për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve
Palët nuk po arrijnë pajtim në pothuajse asgjë.
Derisa Kosova ia përmend Serbisë disa ngecje në zbatimin e një sërë marrëveshjeve, pala serbe insiston më së shumti në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Në vitin 2015, sërish është arritur një marrëveshje shtesë lidhur me formimin e Asociacionin, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vlerësuar që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e vendit.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a ka ajo ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së Asociacionit, të cilën do ta parashtrojë në dialog me Serbinë, ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Evropian. Por, nuk ka pranuar përgjigje.
Të hënën, më 5 korrik, Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, në një intervistë për Rtv 21, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë. Ai ka theksuar që ?ekzistojnë mekanizma përmes të cilave Kosova mund të zgjidhë këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vet?.
Arsim Bajrami, profesor i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ?pala kosovare, paraprakisht do të duhej që derisa të vendoset në tavolinë çështja e Asociacionit, t?i kryejë detyrimet në raport me Asociacionin. Ta rishikojë statutin, ta harmonizojë sipas gjetjeve të Gjykatës Kushtetutese, ta dekretojë dhe me atë version të rishikuar, të shkojë në bisedimet finale?.
Më herët, James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Kosovës dhe Serbisë i duhet një marrëveshje përfundimtare dhe jo vazhdim i dialogut në formatin e Bashkimit Evropian.
?Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po bëhet sikurse Qipro. Unë e kam parë se çfarë ka ndodhur me dialogun në Qipro. Është humbje kohe, ata po zhvillojnë dialog qe 50 vjet. Juve ju duhet një marrëveshje përfundimtare. Ju duhet një ujdi gjithëpërfshirëse, sepse në Qipro kanë provuar kështu, me disa masa të ndërtimit të besimit, por gjithmonë kanë pasur mosmarrëveshje”, ka thënë ai./rel
Greqia po dyfishon përpjekjet diplomatike disamujore për të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20 vjeçares Caroli...
Ish Presidenti Donald Trump ka njoftuar procese gjyqësore ku...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të p...
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është ekzekutuar në shtë...
Joe Biden po dërgon Amy Gutmann-in si ambasadore në Berlin. ...
Një gazetar i shquar i krimit në Holandë u plagos rëndë, pas...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po shikon mund...
Gjermania njoftoi të martën se ka reduktuar kufizimet e udhë...
E ardhmja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor pa...
Një nga kolegët e pilotit Babis Anagnostopoulos, piloti Gian...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mori...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së ti...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual m...
Babai i Caroline, David Crouch, pas humbjes së vajzës së tij...
Tre viktima të tjera janë nxjerrë nga rrënojat në Sërfsajd d...
Qeveria britanike prezanton të martën një projektligj të ri ...
Merkel mbledh sot në një videokonferencë për herë të fundit ...
Pjesa e mbetur e një ndërtese të shembur, në Miami të SHBA-v...
Ka shkuar në 50 numri i personave që humbën jetën, ndërsa dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...