Konstruktiviteti i Merkelit dhe zhgënjimi i Ballkanit
E ardhmja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor pa...
Gjermania njoftoi të martën se ka reduktuar kufizimet e udhëtimit me Britaninë dhe katër vende të tjera si rezultat i përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.
Instituti i shëndetit publik në Gjermani tha se i ka kategorizuar Britaninë, Portugalinë, Rusinë, Indinë dhe Nepalin një shkallë më poshtë në renditjen e rrezikut: nga ?zona me variant shqetësues? në ?zona me përhapje të madhe?.
Kjo nënkupton se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë të rrinë në karantinë nëse mund të vërtetojnë se kanë bërë vaksinën kundër COVID-it. Ata që nuk janë vaksinuar duhet të respektojnë një periudhë 10-ditore karantine. Periudha mund të reduktohet në pesë ditë nëse personi rezulton negativ në analizat për COVID.
Të hënën Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se qeveria ka si synim të heqë më 19 korrik masat izoluese, të vedosura pas shfaqjes së variantit Delta që është shumë më ngjitës.
Zoti Johnson tha se maskat dhe distancimi fizik në mjedise të brendshme nuk do të jenë më të detyrueshme, por shtoi se bizneset në mënyrë individuale mund të vendosin t?i kërkojnë këto protokolle mbrojtëse.
Ai tha se vendimi përfundimtar për rihapjen do të merret javën e ardhshme.
Ndërkaq, Pallati Mbretëror i Britanisë njoftoi të hënën se Dukesha Kate është në vetë-karantinë pasi kishte qenë në kontakt me një person që më pas rezultoi pozitiv për koronavirus.
Në zhvillimet e fundit në frontin e vaksinave, Japonia njoftoi se do të dhurojë këtë javë 1.1 milionë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca për Tajvanin. Kjo dërgesë pason një sasi prej 1.24 milionë dozash që Japonia i dhuroi Tajvanit një muaj më parë.
Ky vend-ishull ka qenë një ndër historitë e pakta të suksesit në rrjedhën e pandemisë, pasi arriti ta vërë nën kontroll shumë shpejt infeksionin duke rezultuar në ritme shumë të ulëta në përhapje dhe viktima. Por papritur e gjen veten përballë një vale infeksionesh për të cilat ka fajësuar ekuipazhet e avionëve të kompanisë shtetërore kineze China Airlines si dhe një vatër me të identifikuar në një hotel në Aeroportin Ndërkombëtar Taoyuan.
Vende të tjera, në përpjekje për të shtuar numrin e të vaksinuarve po hyjnë në marrëveshje duke krijuar aleanca praktike.
Izraeli dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar shkëmbimin e një sasie të barabartë vaksinash. Në bazë të marrëveshjes, Izraeli do t?i dërgojë Koresë së Jugut në fund të muajit 700,000 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa Koreja e Jugut do t?i dërgojë Izraelit një sasi të njëjtë vaksinash Pfizer në shtator.
Përhapja e variantit Delta, të identifikuar për herë të parë në Indi ka çuar në shtim të ritmeve të infeksioneve në mbarë botën. Indonezia tha të hënën se po kërkon furnizime me oksigjen pasi ka pasur rritje të shtrimeve në spital si rezultat i variantit Delta.
Në Luksenburg, zyrtarët thanë të hënën se kryeministri 48-vjeçar Xavier Bettel është në gjendje të rëndë, por të stabilizuar, pasi u sëmur me COVID-19. Ai rezultoi pozitiv pas një takimi dy ditësh me udhëheqës të BE-së në Bruksel.
Nga pandemia e koronavirusit janë konfirmuar mbi 185.1 milionë infeksione në shkallë globale, ndër to 3.9 milionë me pasoja fatale, sipas Universitetit Johns Hopkins. Deri tani janë bërë 3.2 miliardë doza vaksine në mbarë botën./voa
E ardhmja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor pa...
Një nga kolegët e pilotit Babis Anagnostopoulos, piloti Gian...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mori...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së ti...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual m...
Babai i Caroline, David Crouch, pas humbjes së vajzës së tij...
Tre viktima të tjera janë nxjerrë nga rrënojat në Sërfsajd d...
Qeveria britanike prezanton të martën një projektligj të ri ...
Merkel mbledh sot në një videokonferencë për herë të fundit ...
Pjesa e mbetur e një ndërtese të shembur, në Miami të SHBA-v...
Ka shkuar në 50 numri i personave që humbën jetën, ndërsa dh...
Më 4 korrik 1776, Kongresi Kontinental miratoi zyrtarisht De...
Ka përfunduar me sukses operacionin që Papa Françesku iu nës...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur nw detin Kaspik.Incident...
Kërkesa për kurse verore ka arritur një nivel rekord, pas nj...
Papa Françesku është shtruar këtë të diel në një spital të R...
Në Kaliforni, zyrtarët e shëndetit të Los Anxhelesit kanë kë...
Amerikanët festojnë sot 245 vjetorin e pavarësisë.Më 2 korri...
Saman Abbas është emri që po qarkullon në mediat italiane, p...
Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë vepri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...