web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ndodhi shpërthimi i bombolave në hotel/ Flet i afërmi i të plagosurve: I gjeta në pishinë kur erdha

4 Korrik 2021, 07:59, Kronika CNA

Katër anëtarë të familjes Gjoka nga Lezha, kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i bombulave të gazit në hotelin që ishte pronë e tyre.

Zef Zefi, i afërmi i familjes ka rrëfyer për mediat, se ata kishin ardhur vetëm një ditë më parë në hotelin e tyre në Velipojë, për ta pastruar dhe për t’u përgatitur për sezonin turistik.

Shpërthimi i bombolave të mëdha ka ardhur nga ndezja e një bombole të vogël që kryefamiljarja po e përdorte për të bërë kafenë.

“Po vija rrugës dhe e ndjeva shpërthimin, kur vij këtu i gjej në pishinë. Gruaja ishte ngritur për të bërë kafe në kuzhinë dhe mesa duket do ketë patur ndonjë rrjedhje dhe ajo ka shkaktuar shpërthimin. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Ata mbrëmë erdhën, burrin e ka në Itali, ata erdhën për të pastruar për të punuar më pas për të filluar sezonin”, ka treguar ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga