web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Sa herë ka zgjedhje bie vlera e euros, këtë herë ra e dollarit”/ Artan Hoxha zbulon arsyen

1 Korrik 2021, 20:07, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin ?Të Paekspozuarit? të Ylli Rakipit se këto zgjedhje kanë qenë të parat që nuk lëvizi vlera e euros.

Arsyeja sipas tij është se aktivitetet dhe blerjet e votave janë bërë nga trafikantët e kokainës të cilët siç punojnë me dollarë.

 ?Sa herë ka psur zgjedhje, ditën e fundit të fushatës, gjatë zgjedhjeve dhe një javë më pas binte vlera e euros. Kjo sepse blihen vota, paguhen aktivitete, borxhe dhe binte euro. 

Këto kanë qenë zgjedhjet e para që nuk lëvizi vlera e euros, por i dollarit sepse kokaina punon me dollarë. Ekuadori ka monedhë kombëtare dollarin dhe gjithë ngarkesat tona që janë kapur vijnë nga Ekuadori. 

Në zgjedhjet e fundit paraja që u injektua në fushatë nuk ishte euro me shumicë, por dollari. Nuk u investua para e grupeve që punojnë me euro por me dollarë?, tha Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga