web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungon një qender rehabilitimi/ 30 fëmijë me “Aftësi Ndryshe’, pa asnjë shërbim në Tepelenë

28 Qershor 2021, 15:15, Sociale CNA

Megjithëse gjatë viteve të fundit ka patur përpjekje për zbutjen e problemeve më të cilat përballen personat me ?Aftësi të Kufizuar?, situata mbetet ende problematike.

Në Bashkinë e Tepelenës rezulton se ka mungesë serioze shërbimesh për këtë kategori.

Janë rreth 30 fëmijë në Tepelene dhe fshatrat përrreth që kanë nevojë për shërbim të specializuar, megjithatë gjithcka u është lënë për ta zgjidhur privatisht prindërve.

Në Tepelenë mungon një qendër e specializuar për trajtimin e kësaj kategorie, duke i privuar nga një e drejtë themelore.

Në rastin më të mirë, ka prindër që e kanë zgjidhur privatisht, ndërsa të tjerë detyrohen të udhëtojnë disa herë në javë në qytet si Gjirokastra, ku ka një qender të specializuar.

Megjithëse kostoja e kempit prej 10 mijë lekësh që këta fëmijë marrin në muaj, nuk justifikon dot as pjesën e udhëtimit./CNA.al





Lajmet e fundit nga