web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surprizat e motit/ Adiola Bani zbulon temperaturat e kësaj jave

28 Qershor 2021, 11:19, Sociale CNA

Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb ka bërë me dije vijimin e temperaturave në katër ditët e ardhshme.

Ajo parashikon se deri në ditën e mërkurë mbetemi në mbizotërimin e motit me ditët me diell gjithashtu temperaturat do të jenë të larta.

Sipas saj, vlerat termike të mëngjesit do të shënojnë 18-19 gradë në zonat malore ndërsa vlerat maksimale pritet të jenë 39 gradë apo lehtësisht mbi 39 gradë.

Bani shtoi se e enjtja dhe në vijim na sjellin prezencë të vranësirave në territorin shqiptar, kryesisht në zonat malore ku priten edhe rrebeshe afatshurtëra shiu.

?Ndërsa temperaturat e ajërit do të pësojnë rënie graduale duke bërë që gjatë fundjavës termomenti të zbresi deri në 35 gradë.

Vlera këto që do të jenë shumë pranë vlerave tipike të muajit Korrik?, u shpreh Bani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga