web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fenomeni Mihali” në Jug/ Klosi: Kemi nevojë për njerëz të kualifikuar

26 Qershor 2021, 16:50, Sociale CNA

Ministri i Turizmit Blendi Klosi komentoi edhe incidentin e fundit të shënuar në Himarë, mes një familje pushuesish si edhe pronares së hotelit.

?2019 edhe pse ishte i jashtëzakonshëm, do mbahen mend për ?Mihalin?, për fenomenin, atë ngjarjen dramatike që ndodhi me turistin spanjoll, që ishte në fakt një nga turistët më elitar të asaj vere, dhe ndodhi përballë asaj ngjarje që do mbahet mend.

Pra ky është turizmi, nuk mjafton të jetë i bukur bregdeti shqiptar, apo Alpet shqiptare apo kalaja e Krujës. Turizmi është në detaje, pra, nëse nuk kemi cilësi shërbimi, pastër, siguri, garancinë që paguan atë që kërkon jo atë që të mashtrojnë pra gjithë këto elementë janë detaje që e bëjnë turizmin më të mirë.

Megjithatë po them edhe tjetrën që unë e kam parë vetë, kemi komunikim me kompanitë që janë serioze në Shqipëri, duhet ta themi që tani çdo gjë shkruhet në internet dhe çdo turistë para se të shkojë në një hotel apo restorant lexojnë komentet që kanë bërë të tjerët. Nëse dikush të bën komente negative, ai hotel rrënohet.

Çdo pushues që shkel në Shqipëri bën një koment për mënyrën se si kanë kaluar në Shqipëri. Ajo ç?ka duhet bërë shumë është që të kemi shumë më tepër njerëz të kualifikuar, të kemi shumë herë më të fortë arsimin profesional në Shqipëri.

Ne kemi bërë shumë herë thirrje që të rinjtë t?i drejtohen arsimit profesional. Të kuptojnë që është një e ardhme shërbimi në Shqipëri edhe gjithë bota në fakt po orientohet drejt shërbimit. Ndaj unë jam partizan i madh i arsimit profesional, po veç kësaj është edhe historiku i hoteleve.” tha Klosi.





Lajmet e fundit nga