web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër

28 Qershor 2021, 06:03, Sociale CNA

Deri në mesditë vendi ynë do të jetë në mbizotërim e motit të kthjellët. Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta dhe të përkohshme përgjatë zonave malore, por nuk do të gjenerojnë reshje territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Ndërsa të nesërmen me datë 29 Qershor, moti parashikohet i qëndrueshëm, duke sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare dhe të pakta në orët e mesditës dhe pasdites. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C.

Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./CNA.al





Lajmet e fundit nga