web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Provokon" Açerbi: Duam Portugalinë, më lehtë ndalet Ronaldo se Lukaku

27 Qershor 2021, 12:18, Sport CNA

Italia mundi mbrëmë Austrinë për të kaluar kështu në çerekfinale. Italianët janë gjithë sy e veshë për të mësuar se cila do të jetë skuadra tjetër e radhës më të cilën do ndeshen për të shkuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Në konferencën e dhënë pas fitores Françesko Açerbi shprehu edhe dëshirën e tij se kë preferonn mes Portugalisë dhe Belgjikës në çerekfinale. Mbrojtësi italian u shpreh se më shumë dëshironte luzitanët pasi tha se do e kishte më të thjeshtë për të ndaluar Ronaldon se sa sulmuesin e kombëtares belge, Lukakun.

?Dua Portugalinë në çerekfinale. Unë mendoj se Lukaku është më i vështirë për t?u bllokuar. Të dy janë lojtarë të fortë por Lukaku është më i vështirë për t?u ruajtur sepse është më i fortë fizikisht. Ai luan shumë me forcë dhe është një sulmues i vërtetë. Ronaldo është një sulmues i mirë po ashtu por më i lehtë për t?u mbajtur?- u shpreh Açerbi.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Belgjikës do të luhet sonte në orën 21:00, ku fituesi i këtij çifti do i duhet të ndeshet me Italinë.





Lajmet e fundit nga