web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panik te Kroacia para ndeshjes me Spanjën, Perisic infektohet me COVID-19

27 Qershor 2021, 11:11, Sport CNA

Kroacia humbet një lojtar shumë të rëndësishëm vetëm pak dite para sfidës me Spanjën për një vend në çerekfinalet e EURO 2020. Ivan Perisiç ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe është izoluar, duke humbur këtë ndeshje, por edhe të tjera të mundshme në turne në varësi të testeve të mëtejshme.

?Gjatë natës, Federata Kroate ka marrë rezultatet e testeve për virusin SARS-CoV-2, të cilat kanë dhënë si përfundim se pjesëtari i përfaqësueses, Ivan Perisiç, është pozitiv tashmë me koronavirus. Stafi mjekësor i ekipit kombëtar e ka izoluar Ivan nga përbërësit e tjerë të kombëtares dhe ka lajmëruar menjëherë për situatën shërbimin epidemiologjik kompetent duke respektuar të gjitha masat e mbrojtjes për përhapjen e infeksionit.

Perisiç do të kalojë 10 ditë në izolim dhe në këtë periudhë nuk do të zhvillojë ndeshje të kombëtares. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të përfaqësueses, anëtarë të stafit dhe delegacionit, kanë rezultuar negativ?, shkruhej në komunikatën e Federatës Kroate.

Kujtojme qe Perisiç ka qenë vendimtar në kualifikimin e Kroacisë nga faza në grupe në këtë Europian, pasi ai ka shënuar gol si ndaj Republikës Çeke, ashtu edhe ndaj Skocisë në fazën në grupe të turneut.





Lajmet e fundit nga