Connect with Us

Thellohet bilanci i viktimave në Vlorë/ Aksidenti shuan një familje të tërë

Kronika

Thellohet bilanci i viktimave në Vlorë/ Aksidenti shuan një familje të tërë

Publikuar

-

Një aksident i rëndë, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën, ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë.

Fillimisht u raportua për tre viktima, ndërsa tani burimet bëjnë të ditur se se ka ndërruar jetë personi i katërt që po udhëtonte me automjetin tip “Toyota”.

Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i “Audit”.

Mësohet se një “Audi” dhe një “Toyota” janë përplasur dhe të dyja kanë dalë nga rruga.

Në mjetin tip “Toyota” ndodheshin prindërit me dy fëmijë të mitur, të cilët kanë humbur jetën. Për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, por edhe banorë të zonës kanë asistuar për të ndimuar, ndërkohë që në vend ngjarje mbërritën 4 autoambulanca. Me gur freksibël është prerë mjeti për të nxjerrë trupat e pajtë.  Viktima kanë mbetur shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërsa në mjetin “Audi” kanë mbetur të plagosur dy persona dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen jashte rrezikut per jeten./CNA.al

Video-Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë/ Dyshohet për viktima

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Vlora braktis Ramën/ Vetëm 110 votues në një qendër me 996 zgjedhës

LEXO EDHE:  I nxehti në Indi, shkon në 800 numri i të vdekurve

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbetën të plagosur me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbeten të plagosur me armë zjarri

Zbardhen emrat e dy të plagosurve mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se ata janë 32-vjeçari Altin Gjoka i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe  Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks.

Ata u dërguan me makina të rastit për në spital teksa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori sipas Policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  “Ishte një mandat i goditur në mes”/ Rama flet për risinë në listën e kandidatëve

LEXO EDHE:  Zhduket prej katër ditësh 40-vjeçari nga Vlora/ Dyshohet për rrëmbim

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Publikuar

-

Nga

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Janë zbardhur detajet e para të plagosjes së dyfishtë në Tiranë.

Mësohet se sherri i nisur verbalisht në një lokal, ka përfunfuar në përdorimin e armëve me dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Todi Shkurti”, tek kompleksi “Grand”.

Të shtënat kanë alarmuar banorët e lagjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit.

LEXO TE PLOTE