web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Gjermani spektakolare! Pancerat e Lëvit tregojnë "dhëmbë" ndaj Portugalisë

19 Qershor 2021, 18:02, Sport CNA

Spektakël me 6 gola në Mynih! Gjermania arriti të triumfonte ndaj Portugalisë me rezultatin 2-4, në një sfidë që i pati të gjitha. Luzitanët kaluan të parët në avantazh me anë të Kristiano Ronaldos, në minutën e 15-të, ndërkohë që dy autogolat e Diaz dhe Guerreros, në minutat 35 dhe 39-të, përmbysën sfidën në 45 minutat e para.

Në fragmentin e dytë të lojës, gjermanët ishin dominues absolutë, teksa arritën të çonin shifrat në 1-4 falë golave të Haverc dhe Gosens. Luzitanët nuk u dorëzuan pavarësisht këtij disavantazhi, teksa ngushtuan diferencën me Zhotën në të 67-tën, por vetëm kaq, pasi në fund ishin ?Panzerat? ata që u larguan nga fusha me 3 pikë.

Një fitore mëse e merituar e kombëtares së Joakim Lëv, që e sheh veten në kuotën e 3 pikëve. Sfidën e fundit të grupit Gjermania do e luajë ndaj Hungarisë, ndërkohë që Portugalia do të përballet me Francën.

FT: PORTUGALI-GJERMANI 2-4

Kristiano Ronaldo 15? , Zhota 67? / Ruben Diaz 35? (autogol), Guerrero 39?  (autogol) , Haverc 50?, Gosens 60?  

KOMENTI LIVE: 

67? GOOOOOOL PORTUGALIA 2-4/ Lumë realizimesh në Mynih. Shënon edhe Diego Zhota, i cili rihapt edhe njëherë sfidën. Futbollisti i Liverpulit shtyn topin në rrjetë pas asistit të Ronaldos. 

 

60? GOOOOOL GJERMANIA 1-4/ Spektakolarë ?Panzerat?! Realizon edhe futbollisti i Atalantës, Gosens. Pas një harkimi të Kimish nga e djathta, futbollisti gjerman godet saktë me kokë brenda zonës! 

 

50? GOOOOOL GJERMANIA 1-3/ Aksion spektakolar skuadra e Joakim Lëv shënon edhe golin e tretë. Kësaj here ishte Haverc, i cili pas një aksioni perfekt, shtyu në rrjetë një top të mrekullueshëm të Gosens. 

 

39? GOOOOOOL GJERMANIA 1-2/ Përmbysje e çmendur në Mynih. Luzitanët shkaktojnë një tjetër autogol me Guerreron. Në festë gjermanët. 

35? GOOOOOL GJERMANIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Ruben Diaz shkakton autogol, duke devijuar topin e harkuar nga Gosens. 

 

15? GOOOOOL PORTUGALIA 1-0/ Shtangen gjermanët, Kristiano Ronaldo, i ndëshkon në momentin më të mirë të mundshëm. Ylli portugez nuk fal me portën e boshatisur pas asistit të Zhotës. 

 

5? Gjermania gjen rrugën e rrjetës me anë të Gosens, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Gnabrit. Edhe pse futbollisti i Bajernit nuk e preku topin, marrja pjesë në aksion i ?dogji? golin gjermanëve.

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Portugalia: Patrisio, Karvajo, Danilo, Dias, Fernandes, Guerreiro, Zhota, Pepe, Semedeo. Silva, Kristiano Ronaldo, Trajner: F.Santos

Gjermania: Nojer, Ginter, Rudiger, Gosens, Humels, Gyndoan, Kimish, Kros, Myler, Haverc, Gnabri, Trajner: J.Lëv





Lajmet e fundit nga