web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në Rinas

2 Qershor 2021, 17:48, Lifestyle CNA

Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur një tjetër sasi vaksinash në aeroportin e Rinasit.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tregon se sapo kanë ardhur 40,800 vaksina të AstraZenecas.

Rama deklaron se deri më tani Shqipëria ka siguruar 899,550 vaksina Anti-Covid, ndërsa pritet të vijnë edhe të tjera.

?Aeroporti ?Nënë Tereza? – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë

Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari?, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga