‘Para të errëta’ dhe këshilltarë izraelitë pas zgjedhjeve shqiptare
Tri javë përpara zgjedhjeve të kontestuara parlamentare të 2...
Presidenti Ilir Meta, ka reaguar dje, në lidhje me çështjen e ashtuquajtur ?patronazhistët?.
Sipas Metës vjedhja e të dhënave personale është përdorur si shantazh për të siguruar votën.
?Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm?, ka shkruar Meta në rrjete sociale.
Ka mjaftuar ky reagim, për të nxitur zemërimin e qytetarëve ndaj Presidentit, të cilët i janë vërsulur me komente, duke e quajtur mashtrues e duke i kërkuar llogari për vjedhjen e floririt.
Qytetarët që e ndjekin në rrjete sociale, e kanë akuzuar Metën se po mundohet të destabilizojë vendin.
?Palo, President, mashtrues..Boll pagove lekë për shkrimet e gazetave?Ke me çfarë të merresh o bos, mos u boj merak. Vetëm mos u mundo me destabilizu Shqipërinë, se do kesh shum punë me rrugën e Elbasanit?Jeni gati të digjni Shqipërinë që të shpëtoni. Destabilizimi kur do fillojë? Zoti na ruajt nga njerëz si ty.?Po për skandalin e vjedhjes së floririt ç? thuhet. Like?.
Janë këto disa nga komente, ku pasqyrohet zemërimi i qytetarëve ndaj Presidenti.
Kujtojmë se ndaj Metës, është kryer një hetim nga Komisionin i Posaçëm Parlamentar. Tashmë raporti i këtij Komisioni pritet të kalojë në Kuvend me 9 Qershor dhe sipas të gjitha gjasave mazhoranca ka edhe votat për miratimin e këtij raporti.
Më pas Meta do të jetë në duar të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë për fatin e tij presidencial.
Meta u hetua në lidhje me deklaratat e tij para, përgjatë dhe pas fushatës, ku bënte thirrje për luftë civile, rrëmbim kosash e sfurqesh dhe ku kërcënonte hapur ndërkombëtarët.
Mazhoranca pretendon se Meta, ka shkelur Kushtetutës, nuk ka bërë rolin e Presidentit që të dalë mbi palët, por ka qëndruar në krah të Opozitës, dhe ka marrë pjesë në fushatë elektorale.
Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve, kundrejt Presidentit Ilir Meta./CNA.al










Tri javë përpara zgjedhjeve të kontestuara parlamentare të 2...
Kryeministri Edi Rama ka uruar 1 Qërshorin, festën ndërkombë...
Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi se Lulzim Basha ka “bekim...
Ish sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani e quan Lulzi...
Nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidenti...
Ish presidenti Bamir Topi u shpreh se e ka parashikuar më he...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, është pyetur se si e kome...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka folur mbrëmjen e sotme...
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadill...
Gjykata Kushtetues ka caktuar 23 qershorin si datë për zhvil...
Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, është i ftuar...
Sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 11 mijë e 700 d...
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, k...
Ish kryeprokurori Adriaëtik Llalla u dënua pak ditë më parë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar n...
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrë...
Kryetari i komisionit për zgjedhjet në Partinë Demokratike, ...
Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi, ka kërkuar n...
Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi, ka sulmuar k...
Kryetari i komisionit për zgjedhjet në PD, Jemin Gjana, isht...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...