web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lehtësimi i masave anti Covid/ Alimehmeti: Duhet lëvizje e lirë dhe orar për aktivitetet

31 Maj 2021, 14:34, Lifestyle CNA

Prej javësh vendi jonë është drejt përmirësimit të situatës nga Covdi-19. Rastet e infektimeve kanë qenë çdo ditë e në ulje dhe personat që kanë ndërruar jetë po ashtu. Masat kufizuese nga 1 Qershori do të vijnë përsëri me lehtësime ku orari i lëvizjes do të shtyhet deri në orën 23:00.

Për epidemiologun Ilir Alimehmetin, shtyrja vetëm me 60 minuta e orës policore është penalizuese për lëvizjen e qytetarëve.

Sipas tij, duhej ndarë nga vendimi për mbylljen e lokaleve në po të njëjtën orë. Gjithashtu në një intervistë për A2 ai shtoi se do kishte më shumë kuptim të hiqej orari i lëvizjes dhe të kishte masa kufizuese për aktivitet të ndryshme.

?Lëvizja e orarit në një orë është pak zhgënjyese mund të themi në kuptimin që në një incidencë kaq të ulët të ndalosh kufizimin e lëvizjes së lirë kur për më tepër kjo bëhet në ambjete të hapura ku rrisku pëe tu infektuar është shumë i ulur kjo sbënte kuptim. Por mesa duket nuk po dalim dot nga ai problem i çiftimit të lëvizjes së lirë me orarin e aktiviteteve. Do kishte kuptim që të kishim kufizime për aktivitetet dhe të kishim heqjen totale të kufizimit të lirisë?, u shpreh Alimehmeti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga