web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy futbollistët e Partizanit në merkato, zbulohen ekipet që i duan

26 Maj 2021, 06:10, Sport CNA

Rron Broja dhe Jasir Asani kanë qenë lojtarët më të mirë të Partizanit këtë sezon futbollistik dhe jo më kot, ka ekipe të interesuara për ta.

Skuadrat që donin shërbimet e Brojës dhe Asanit, nuk munguan as në janar, por dyshja vendosi që t?i shkojë deri në fund sezonit aktual me fanellën e kuqe. Por, tashmë, janë pa kontratë dhe interesimi është shtuar edhe më tepër.

Për Brojën, ka ofertë konkrete nga Mezokovesdi, ekip që militon në elitën e futbollit hungarez. Oferta që ka ardhur për Brojën është me pagë 8 mijë euro në muaj.

Sa i takon Jasir Asanit, situata është edhe më e komplikuar, pasi mesfushorin anësor e duan plot tri ekipe. Një ekip nga Suedia, një nga Turqia dhe një nga Rusia, kanë shfaqur interes për Jasirin dhe kanë biseduar edhe me agjentin e lojtarit.





Lajmet e fundit nga