web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha non grata në SHBA/ Edith Harxhi: Lajm i trishtë, një ditë e vështirë për demokracinë

22 Maj 2021, 17:04, Politikë CNA

Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka komentuar mbi vendimin e DASH, i cili pak ditë më parë ka shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha.

Për Harxhin, ky ishte një lajm i trishtë dhe një ditë e vështirë për demokracinë në vend.

Në një intervistë për ?Kjo Javë? Harxhi theksoi se Berisha bëri zgjedhjen e duhur për tu distancuar nga PD dhe për të vijuar betejën individualisht, ndërsa shtoi se fakti që nuk është më kryetar partie ndihmon procesin e të ardhmes në PD.

?Ishte lajm i trishtë, ditë e vështirë për demokracinë shqiptare. Pata ndjenjë jo të mirë, pata emocion kur e dëgjoba. Nga ana tjetër mendoj që Berisha ka bërë një hap, një gjest shumë interesant dhe të guximshëm për të mbrojtur nderin e dinjitetin siç ka theksuar ai.

Shpresoj ta vazhdojë këtë rrugë sepse në mënyrë të qartë bëri një ndarje mes tij që është individuale dhe PD. Fakti që ai  nuk është kryetar e ndihmon procesin e të ardhmes në PD.

Ky qëndrim nuk mund të ndryshojë me asgjë, do të vazhdojë dhe unë si transatlanticiste që jam, mendoj e gjykoj që çfarëdo e sido që të jetë SHBA do të ngelen aleati ynë më i fortë, jo vetëm i Shqipërisë dhe PD?, tha Harxhi.

Për të, ky vendim ishte i papritur.

?Nuk e prisja, personalisht nuk e dija. Ishte e papritur si vendim. Normalisht, në situatën aktuale në Shqipëri mendja të shkon që qeveria aktuale me korrupsion duhet të ishte jo non-grata, por shumica e ministrave duhet të ishin non-grata.

Por edhe mediat ndërkombëtarë, organizatat që i kanë bërë jeohonë korrupsionit në qeevri, krimin e organizuar, të sjellin faktin që në këto 8 vite Shqipërinë e ka qeverisur Edvin Rama. Ai duhet të ishte përgjegjës para çdo drejtësie.

Shoh diçka shumë interesante, shoh që në politikën shqiptare ka rënë një bombë atomike. E shoh tek politikanët që i frikësohen shumë çdo verdikti gjyqësor, se tek Berisha nuk kemi verdikt gjyqësor. Kjo është këmbanë alarmi, vetë heshtja e shumë politikanëve të lartë, si Ramën edhe liderin e opozitës. Statusi i tij nuk ishte solid, por nga halli që të mbante balancë.

Edhe reagimi i Metës është vonë. Nuk është problemi që ka patur vetëm ndalim non grata për Berishën e familjen. Kjo është hera e parë në këto përmasa në Shqipëri.Gjithmonë mendoj se ka filluar për së mbrapthi. Pavarësisht që nuk e paragjykoj politikën e SHBA, kam qenë bashkëpuntorë e ngushtë e DASH, bashkëpunoj ende me organizata. Ndoshta nuk ishte radha?, tha Harxhi.

E pyetur nëse ka kontaktuar me Berishën, ajo tha: ? Kam marrëdhënie të mira, kam pasur shumë të mira, i kam mbajtur edhe pas largimit nga qeveria. Ka kontribut në PD dhe politikë, janë të pamohueshme. Çështjet e tjera gjyqësore janë përtej meje?./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga