Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Ish-Presidenti Sali Berisha, gjatë një interviste mbrëmë në emisionin ?Opinion?, ka dalë në mbrojtje të Presidentit Ilir Meta, i cili pas të gjitha gjasave duket se është nën shënjestrën e SHBA.
Kjo nisur edhe nga deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë, por edhe nga qëndrimi i Metës që e ka sulmuar herë pas herë diplomaten amerikane.
Ndërsa, ka komentuar deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken,?se ai pasuroi aleatët e tij, gjatë kohës që ishte në pushtet?, Berisha është ndalur edhe tek Presidenti Ilir Meta.
Berisha është rikthyer pas tek videoja ?Meta-Prifti?, duke thënë se ishte vetë Meta që kërkoi drejtësi dhe jo organet hetuese.
?Ilir Meta pati një problem, doli video e cila ishte 29 herë copy-paste. Ilir Meta dha dorëheqjen dhe shkoi vetë në Gjykatë?, tha Berisha në emisionin Opinion.
Duke i dalë kështu në mbrojtje Presidentit për çështjen shumë të përfolur, për të cilën nuk u bë kurrë drejtësi.
Kjo nuk ka ndodhur sipas, Berishës, pasi prokuroria nuk hetoi, pavarësisht se gjërat kanë rrjedhur ndryshe dhe Berisha, dyshohet se ka ndikuar deri në pafajësinë e Metës.
Meta duket se do të jetë i radhës në ?listën e zezë? të Amerikës, derisa Berisha, justifikoi një natë më parë.
Meta aktualisht edhe në një proces hetimi nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar, por nuk përjashtohen hetimet ndaj tij, as nga organet hetuese siç është SPAK-u, në lidhje me bllokun e zi apo aferën e 7 përqindëshit që njihet ndryshe, por edhe për çështje të tjera, për të cilat Ilir Meta nuk ka dhënë llogari.
Drejtësia e cila dyshohet të ketë marrë urdhëra politikë për 7 përqindëshin nga Berisha e ka amnistuar Metën nga hetimet, po tashmë duket se rrethi është ngushtuar dhe Meta do të japë llogari në bankën e të akuzuarve.
HETIME-FARSË
Kujtojmë se në vitin 2011, pas hetimeve të para të kryera nga Prokuroria e Tiranës, e cila realizoi verifikimet paraprake dhe mbledhjen e dokumentacionit në lidhje me çështjet që përmendeshin në videon Meta-Prifti, dosja u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kjo e fundit në shkurt 2011, kërkoi ekspertim vërtetësie për videon e publikuar nga Dritan Prifti në emisionin ?Fiks Fare?.
Më 11 shkurt 2011, Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për heqjen e imunitetit të Ilir Metës, por edhe të Dritan Priftit.
Kërkesa drejtuar Kuvendit u bë një ditë pasi një specialist amerikan dorëzoi në Prokurori raportin e ekspertizës, në të cilën theksonte se videot ishin origjinale.
Me 24 shkurt 2011, Kuvendi i Shqipërisë votoi heqjen e imunitetit, ndërsa më pas Prokuroria vazhdoi hetimet duke kërkuar edhe një ekspertizë nga një specialist anglez.
Këtij të fundit iu kërkua të pastronte zërin e regjistruar në video-përgjimin e Dritan Priftit.
Eksperti anglez hoqi nga audioja e videos zhurmat e orës, interferencën e ambientit, por nuk arriti të pastrojë më shumë se 70 për qind të zërit në video.
U bë ekspertizë pas ekspertizë, derisa gjithçka përfundoi në duart e disa ekspertëve, si Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri, të cilët më pas u shpërblyen nga Meta e LSI-ja.
Kujtojmë se fatura për pagesën e ekspertëve ishte rreth 35 milionë lekë të vjetra, të cilat u morën nga taksat e shqiptarëve.
Ekspertët shqiptarë kushtuan plot shtatë herë më shumë sesa eksperti amerikan, Glen Bard, i cili u pagua vetëm 5 mijë dollarë, nga taksat e shqiptarëve edhe pse ekspertiza e tij u shpall e pavlefshme. Eksperti amerikan është paguar po nga Prokuroria e Përgjithshme.
Pra, qytetarët shqiptarët paguan për ta nxjerrë të pafajshëm Ilir Meta nga akuza e korrupsionit.
Pasi, në vitin 2012, fund Gjykata e Lartë, e cila dyshohet se ka pasur ndikim nga Berisha e shpalli të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta edhe pse u kap me zë dhe figurë duke bërë pazare, ndërsa organi i akuzës kishte kërkuar me 2 vite burg dhe 1 milionë lekë gjobë./CNA.al
Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Genc Pollo deklarat...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka dalë me nj...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar një vi...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar veprimin e is...
Politikani Gjergj Bojaxhi ka dalë pro qëndrimit të ish-kryem...
Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme, ka mbajtur ...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka faturuar kryetarit të Par...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me emra, teksa ka rea...
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar veprimin e ish kryeminis...
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme ...
Rreth 267 ushtarë të forcave amerikane i janë bashkuar së fu...
Kandidati për kryetar i PD Fatbardh Kadilli ka folur për amb...
Një ditë më parë një vendim i DASH, shokoi opinionin publik ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zhvilliimet e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në em...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë ai asnjë për...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në deklaratën ...
Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar si ditë e zezë për Shqipër...
Fatbardh Kadilli, i cili është vetëshpallur për të marrë dre...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...