Berisha i faturon Bashës skandalin me rrugën e Kombit/ Akuzat janë për emër tjetër
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka faturuar kryetarit të Par...
Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme, ka mbajtur qëndrime mjaft të forta në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha.
I ftuar në emisionin ?Opinion?, Berisha ka ndëshkuar Lulzim Bashën, duke e ekzekutuar ate politikisht, dhe duke i faturuar atij përgjegjësinë për çdo vendim politik të Partisë Demokratike, që solli edhe dështimet e njëpasnjëshme që pasi drejtimin e saj e mori Lulzim Basha.
I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse vendimi për të hyrë në çadër në vitin 2017, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, Berisha ka theksuar se ai nuk mund të ishte kurrën e kurrës vendim i tij, por një vendim i marrë vetëm nga Lulzim Basha.
?A mund ta imagjinojë kush që Sali Berisha të të fusë në çadër? Kurrën e kurrës. Ata që më njohin mua nuk mund ta thonë kurrë. Unë jam njeri i shesheve. Ai ka qënë vendim vetëm i Lulzim Bashës?.
Gjithashtu Berisha i faturoi Bashës edhe përgjegjësinë për djegien e mandateve të deputetëve në 2019. Berisha e tha qartë se e ka paralajmëruar Bashën se një vendim i tillë mund ta çonte në katastrofë.
?Kushdo që mendon se atë vendim e mora unë më nderon. Por, nuk është ashtu. Unë e kam paralajmëruar se një vendim i tillë mund të sjellë fitore, por edhe mund të të çojë në katastrofë?-deklaroi Berisha.
Po ashtu, Berisha mohoi të jetë ai përgjegjës edhe për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Berisha tha se ?Nuk ka qënë vendimi im, nuk jam përfshirë fare. Unë vetëm sa respektoj vendimet e kreut të partisë?.
Por, Berisha nuk është ndalur me kaq.
I pyetur nga Favziu edhe në lidhje me akuzat për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës, sërish Berisha gishtin e drejtoi nga Lulzim Basha.
?Nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj meje. Akuzat kanë qënë për ministrin?-është shprehur Berisha, duke iu drejtuar kështu Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ka qënë ministër i Transportit.
Nga ana tjetër kujtojmë këtu edhe qëndrimin e një dite më parë të Sali Berishës, në një deklaratë në rrjetet sociale, ku dukej qartë një mesazh për Lulzim Bashën.
?Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.?-shkruante dje Berisha.
Por, kujtojmë këtu se Lulzim Basha, është shkolluar me paratë e Soros. (Lexo ketu) Është Lulzim Basha që ka pritur Soros në selinë e PD-së, gjë të cilën Berisha nuk e kishte bërë kurrë.
Janë këto deklarata të ish-kryeministrit Berisha, të cilat tregojnë qartë për një ndëshkim që duket se ish-kryeministri po i bën atij që vetë suportoi dhe vendosi në krye të PD-së.
Mesa duket tashmë Berisha është lodhur nga Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike, e cila ishte ndoshta ndër faktet kryesore që e ekspozoi para SHBA, duke sjellë kështu edhe atë vendim të publikuar një ditë më parë nga DASH./ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka faturuar kryetarit të Par...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me emra, teksa ka rea...
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar veprimin e ish kryeminis...
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme ...
Rreth 267 ushtarë të forcave amerikane i janë bashkuar së fu...
Kandidati për kryetar i PD Fatbardh Kadilli ka folur për amb...
Një ditë më parë një vendim i DASH, shokoi opinionin publik ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zhvilliimet e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në em...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë ai asnjë për...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në deklaratën ...
Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar si ditë e zezë për Shqipër...
Fatbardh Kadilli, i cili është vetëshpallur për të marrë dre...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së s...
Analisti Andi Bejtja, ka komentuar lëvizjen e ish kryeminist...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur me numërimin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Z...
Është ironike mënyra sesi Sali Berisha shpallet “person i pa...
Ish-kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi padi ndaj Sekret...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...