Gjeneral Piro Ahmetaj mesazh të fortë Bashës/ "Vish opingat e sheros dhe largohu kokëulur nga PD"
Kam marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva të fo...
Nga Lorenc Vangjeli
Zoti Basha nuk është Selmani anonim, ai tipi që u martua për herë të dytë dhe mori sërish të njëjtën grua. Ndryshe prej tij, kryetari i partisë demokratike, po synon me të njëjtat mjete dhe të njëjtat mënyra për herë të katërt së paku, që të ketë një rezultat të ndryshëm nga humbja. Turi grotesk i tij nëpër Shqipëri, fjalori që përdor dhe mënyra sesi tund lugën bosh përpara gojës së uritur të demokratëve, e bën edhe më qesharake historinë e këtyre zgjedhjeve, të cilat tashmë janë një kapitull i mbyllur.
Ka vetëm një shans real që të hedhë hije dhe të tkurrë fitoren e Ramës në 25 prill, por asnjë mundësi qoftë edhe hipotetike që të zhbalancojë rezultatin. Ankimimet për qarkun e Beratit dhe Durrësit, ku kandidatët e LSI-së nuk morrën mandat për 77 dhe 138 vota, përsëri nuk kalojnë nga zyra e kryetarit të PD-së, që po kërkon t?i gjejë vetes punë këto ditë. Ndoshta, do të ishte shumë më e udhës të thoshte disa të vërteta të thjeshta. Duke nisur nga fundi, konkurrimi i ndarë i opozitës përballë Edi Ramës, la pa numëruar dhe pa u përkthyer në mandate disa dhjetra mijëra vota, kryesisht të LSI-së. Partia e Kryemadhit morri një deputet për rreth 25 mijë vota, kurse PS e PD i morrën me mesataraisht rreth dhjetë mijë të tilla.
Edhe konstalacioni i madh i partive të vogla e të reja të dala nga e djathta, që budallenjtë bolshevikë të PD-së i quanin tradhëtarë, i hoqën disa mijëra vota të tjera opozitës. Këto janë pjesë e arsyeve që e lanë sërish opozitën nën hijen e rëndë të Edi ramës, që maksimalizoi taktikisht çdo votë të partisë së tij. Strategjia e gabuar e PD-së deri në minutën e fundit përpara fillimit zyrtar të garës, për të mos folur për idiotësitë e tjera që e nxorrën nga sistemi, janë faji i Lulzim Bashës dhe i një sërë zërash të tjerë autoritarë publikë që gabuan në gjykim. Të yshtur nga urrejtja për të mohuar dhe të pandershëm për të pohuar, të gjithë bashkë ata bënë gabimin fillestar të mos kuptimit të thelbit të demokracisë: mohuan magjinë e votës.
Edi Rama, triumfues i 2021-it nuk ishte më i fortë apo më i frikshëm se Berisha humbës i 2013-ës. Dhe siç demonstrojnë edhe shifrat e dala nga kutitë, Edi Rama mund të ishte larguar me votë. Kritikët dhe kundërshtarët e PS-së, për të kompesuar dobësinë vetjake dhe frustrimin ndaj kryeministrit, arrogancën e tij e quajtën diktaturë. Në botën e lepurushëve, dhelpra ngjan luan dhe në jetën e balerinave, edhe çorapet mund të vrasin këmbën delikate të atyre që e njohin Shqipërinë vetëm nga syzet e cinizmit, e masin me metrin e interesit dhe besojnë atë që duan dhe jo atë që ekziston. Ata u vetësugjestionuan ditë mbas dite dhe mitizuan forcën dhe aftësinë e kundërshtarit, për të bërë më të pranueshme humbjen që e vetëpranonin përpara se të ndodhte.
Kushtetutshmërisht duhet pritur edhe katër vjet të tjera për të pasur përballjen kombëtare elektorale, me kusht, që përtej aktorëve lokalë, të mos futet në mes edhe një aktor me ?pasaportë? të dyfishtë, shqiptare dhe ndërkombëtare. Edhe pse ende shumë e largët si ide, edhe pse me shenja shumë të zbehta si paralajmërime, edhe pse pothuaj e paimagjinueshme për shkak të traditës së ngulitur të pandëshkueshmërisë, reforma në drejtësi mund të jetë instrumenti që ka më shumë shanse të ndryshojë skenën politike sesa vetë opozita zyrtare. Për ironi të fatit, ky është pikërisht instrumenti që vetë Basha, për shkak të konfliktit personal që ka me drejtësinë në vite, ka bërë sikur e ka pranuar, por e refuzon thelbësisht.
Eshtë e kuptueshme kriza në PD. Eshtë dramë kombëtare gjithashtu që institucioni i opozitës është në krizë. E humbur në zgjedhje kryesisht për mendtë e kokës, e mpirë nga narkoza paraelektorale që e nanuriste me ëndrra pushteti, e dërmuar nga perspektiva e një katërvjeçari tjetër në opozitë, edhe pse thotë gjithë ditën e Perëndisë të kundërtën e asaj që mendon, edhe pse e mallkon gjithë natën e Djallit, PD-ja është më afër se kurrë me Edi Ramën. Nën sindromën e Stokholmit, e marrë peng nga humbjet e saj të njëpasnjëshme, ajo ka nisur ta shohë Ramën jo si individin që i rreh dorë për dorë sa herë që vihet në lojë pushteti, por si tipin që ka në dorë të ndajë pushtet me ta. Dhe ky është paradoksi tjetër i kësaj historie.
Kushdo tjetër në PD, që në rast hipotetik do të hiqte hipotekën e Bashës nga PD-ja, do të ishte larg ?projektit misterioz? të Ramës për bashkëpunim pa kufi më PD-në. Sot për sot, vetëm Lulzimi do të donte të ishte në vendin e Bashës, me shpresë se edhe çudia më e madhe se vetë çuditë, zgjat vetëm tre vjet. Më pas, viti i katër përpara zgjedhjeve, nuk kuptohet hiç sesi shket e rrjedh me shpresën se hera e pestë mund të jetë e vërteta. Selmani anonim gjeti të njëjtën grua në martesën e tij të dytë. Basha mund të verë kurrorë me kryeministrinë, në kryeministri, si kryeministër, edhe në tentativën e gjashtë. Nëse e merr me të qeshur, fati nuk është treguar i keq me të./ CNA.al
Kam marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva të fo...
Nga Ardit RadaNëse ka ndonjë që me të drejtë duhet të habite...
1./ E njeh ndokush Xhelal Bashën, babain mekanik, të heshtur...
Nga Jak SimoniPak ditë më parë ndoqëm ne disa media se isht...
Partia Demokratike është kthyer në një makineri gjigande gën...
Nga Ylli PataLe të kthehemi pak në natën e 25 prillit, sidom...
Për të ditur se sa votues iu shtuan/pakësuan partive që arri...
Kasaphana elektorale që organizoi rilindja në 25 prill po fi...
Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës pol...
Nga Gafur Muka Pohimi: “pushteti të konsumon” logjikisht të ...
Nga Azem PARLLAKUSot në Ditën e Europës, ende shpresojmë siç...
Teknologjia është si politika dhe ekonomia, pa moral të bie ...
Para ca ditësht një mik më kontaktoj dhe më pyeti, nëse doja...
Të gjithë pasanikët e kësaj botë pranojnë të shpjegojnë me d...
Nga Jak SimoniQetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak...
Nga Kreshnik SpahiuZgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte kre...
Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të dre...
Të mbash mend Gulielm Radonë është një privilegj social a br...
Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne vota...
Nga Ilirjan BlloshmiZgjedhjet mbaruan. Opozita nëpërmjet dis...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...