Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?
Nga Kreshnik SpahiuZgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte kre...
Nga Jak Simoni
Qetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak ditë përpara pati dhe episode dramatike si vrasja dhe disa plagosje, na beri të mendonim se, pa prit pa e menduar, qenkemi zgjuar një ditë të bukur pranvere në një Shqipëri vërtetë demokratike, ku zgjedhjet bëhen normalisht si në vendet tjera demokratike. Por shumë shpejt u kuptua se nuk ishte kështu.
Rregullsia ishte vetëm formale, gjithçka tjetër ishte si herët tjera. Dhe kësaj here dominoi mashtrimi, demagogjia, përdorimi i burimeve shtetërore dhe blerja e votës. Mungesa e besimit në institucione është e tillë që vota shitet pa hezitim nga shtresat e varfra, të cilat nuk janë pak. Gjithçka po përcillet thuajse në mënyrë normale me gëzimin e fitores nga njëra palë, duke u bërë jehonë arritjeve, dhe me justifikimin e palës tjetër se nuk i humbëm por na i vodhën.
Meqenëse formalisht jemi pak a shumë në rregull, dhe moralisht në rregull duhet të jemi. Në fakt jetojmë epokën e formalitetit, jo vetëm në raportet institucionale, por dhe ato njerëzore. Rëndësia që merr ana formale u duk tek rritja e vlerës (çmimit) të votës në pazarin gjysmë të fshehtë. Çmimi i votës është rritur, sepse para ca kohesh nuk ishte e nevojshme të blihej vota; blihej komisioneri dhe numëruesi. Dhe këtë herë kishim deformim të vullnetit, ku masa pak a shumë e madhe e votuesve të thjeshtë ngelen syhapur duke pritur demokracinë nga qielli. Për të bërë një krahasim me vendin tonë nuk mund të gjesh shtet në rajon, por duhet bërë një kërcim karkaleci gjigand ne lindje.
Jo vetëm Mali i Zi, por dhe Maqedonia e Kosova për ne janë në perëndimin demokratik. Mentaliteti oriental, injoranca, korrupsioni e varfëria kanë zhytur shqiptarët në një moçal apo llucë nga e cila, siç thoshte logjicieni i shquar gjerman Gotlob Frege, nuk dalin dot duke kapur vetë flokët e tyre.
Natyrisht në këtë llucë parazitët e shoqërisë kanë gjetur më së miri habitatin e tyre, por shumica e shqiptarëve viktima që duan demokracinë e vërtetë duhet të kërkojnë forca jashtë Shqipërisë; pikësëpari të kërkohet vota e emigrantëve dhe e shqiptarëve të Kosovës që kanë nënshtetësi shqiptare, të cilët nuk do të kufizohen vetëm tek Vetëvendosja, ku gjithsesi pjesëmarrja e saj në zgjedhje në Shqipëri ishte pozitive.
Gjithashtu forcat opozitare në Parlament dhe jashtë saj duhet të kërkojnë një reformë zgjedhore që u jep mundësi dhe forcave të reja politike. Në këto kushte mund të marr fund bipolarizimi kontrktual që garanton qeverisje të qetë me radhe, ku deri tani ishte tetë vjet njëri tetë tjetri, ndërsa tani po bëhet me nga dymbëdhjetë. Po të votonin emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës me nënshtetësi shqiptare, patronazhistët dhe sondazhet do ta kishin me të vështirë parashikimin, kështu që biznesmenët e votave do të mendoheshin pak më shumë para se të blinin votuesit.
Gjithashtu me forca të reja në parlament dhe zgjedhjet do të ishin më të shpeshta, kështu që do të vështirësonin biznesin fitimprurës të votave. Në këto kushte ndoshta procesi zgjedhor dhe institucionet do të marrin më shumë rendësi se fituesi, i cili duhet të dalë nga zgjedhjet e jo të jetë i paracaktuar nga sondazhet. Shpresoj të mos jetë utopi./CNA.al
Nga Kreshnik SpahiuZgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte kre...
Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të dre...
Të mbash mend Gulielm Radonë është një privilegj social a br...
Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne vota...
Nga Ilirjan BlloshmiZgjedhjet mbaruan. Opozita nëpërmjet dis...
Nga Roland QafokuKjo është pulovra orgjinale e larë me gjak ...
Mitomanët janë gënjeshtarë patologjikë. Termi “mitoman” ësht...
Nga Blendi KajsiuPasi akuzoi qeverinë socialiste për “masakë...
Nga Valbona MeziniTeksa situata post zgjedhore vijon të mbet...
Nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës është një n...
Më në fund, një javë pas kasaphanës elektorale, Lulzim Basha...
Nga Azem ParrllakuNë shoqëritë e zhvilluara demokratike, pse...
Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijua...
Nga Flamur KuçiHumbja e zgjedhjeve doli të ishte një mundësi...
NGA Habjon HasaniNjë orë pasi ishte mbyllur votimi, në mbrëm...
Nga Nikola KedhiNjë numër i konsiderueshëm njerëzish mendojn...
Nga Eduard ZaloshnjaPasi humbi zgjedhjet e 2009-ës, Rama fil...
Edi Rama i ka bërë një ofertë opozitës. Në thelb, oferta ësh...
Këto ditë një nga debatet, që do marrë një peshë të konsider...
Nga: Kreshnik SpahiuE keni kexuar Romanin e Ismail Kadaresë:...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...