Nga Ilirjan Blloshmi/ Lulzim bëji një nder PD-së nëse do largohesh!
Nga Ilirjan BlloshmiZgjedhjet mbaruan. Opozita nëpërmjet dis...
Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne votat nuk ngjitin, nuk durohen!
E këtë zhvillim nuk ka zot që ta gëlltitë, se për nder, sidomos humbjen ne nuk e gëlltisim dot.
Ja, dalin ca mendjellinj dhe thonë me bujë e me sokëllimë se ?po u prekën votat, Shqipëria do të ndizet flakë.
E thonë këtë ata që humbin. Se po fituan atyre as u plas për prekje votash.
Me fjalë të tjera dhe më të thjeshta, ata nuk kanë nevojë të maten nëpër kutira votimi. Ata e dijnë që janë më të pëlqyerit. Ata e dijnë që i tërë populli i do dhe kundërshtarët e tyre urrehen egërsisht. Por, zyrtarisht, ata nuk janë dot fitimtarë vetëm kur votat masakrohen, vidhen.
Shkurt votimet në Shqipëri nuk duhen më!
Le të njoftohet BE-ja, USA, OKB-ja e tërë organizatat nën qiejt e kësaj bote!
A nuk ka ardhur koha ta braktisim këtë sistem të ndyrë të trashëguar nga e kaluara e këtyre demokracive të shpifura perëndimore?
Jam i mendimit që tani e tutje t?i braktisim fushatat e shtrenjta zgjedhore, të lemë rehat parlamentet, KQZ-rat e komisjonet! Le të djegim kutitë e urryera të votave dhe t?u bëjmë thirrje përkrahësve të dalin në rrugë dhe sheshe dhe t?i dalin zot vendit! Populli nuk ka nevojë për tërë ata parazitë zgjedhorë, bile nuk ka nevojë as për policira dhe gjykata.
Populli është sovrani, populli është shumë i mënçur. Populli e di vetë se cili kryetar bashkie është fajtor, cili ministër ka vjedhur, e cili kryeministër është krimbur në para. Masat popullore e dinë dhe se sa duhen dënuar këta biçimër. Kushtrimi i revoltës, i brohoritjes dhe i përplasjes me kundërshtarët, shqiptarët i tërheq deri në orgazëm.
Do të jetë një mrekulli sikterisja e votimeve!
Çdo palë do të ketë simpatizantët e vet në shesh. Të dy palët do t?i mobilizojnë pasonjësit e bashkuar dhe në çdo dy vjet, ? dy, se katër janë të gjatë dhe të mërzitshëm! ? ata do të përplasen në një përballje popullore, para kryeministrisë.
Dhe, në kryeministri, në atë ndërtesën e madhe të bulevardit, ballë Komitetit Qendror, le të futet pala më e fuqishme, ajo më e apasjonuara, më e përndezura, më e armatosura. Thjesht, ajo që di t?i shkulë më mirë pllakat e Dëshmorëve të Kombit! Dikush këto përplasje mund t?i quajë edhe Luftë Civile, a përplasje popullore, si t?i vijë atij për mbarë!
Dhe ashtu le të jetë, se kjo zgjidhje do të tregojë kush është pala më e fuqishme në numur luftëtarësh, më e etura, më e gatshmja për fitore.
Le të përpiqemi të hedhim bazat për një luftë civile, por për një luftë civile të bukur, të ndershme, njëherë në dy vjet! Dhe për ndershmërinë, as mos dyshojë njeri te ne shqiptarët! Se ne kemi Kanunin e Maleve, që na detyron të jemi të ndershëm.
Meqë deri tani ata që kanë përfunduar jashtë kulltuqeve të pushtetit, kanë demaskuar hilet, por nuk u është zënë besë dhe ata kanë dalë që kanë dalë në shesh, përse këtë praktikë të mos e përfshijmë dhe ligjërojmë në kushtetutë?
Se, për nder, ka më lezet të humbësh me luftë, se sa në paqe, me ato palo monitorime (që blihen!), me vëzhgues hipokritë (që blihen dhe ata), me amerikanë dhe europianë, që përgëzojnë proceset. Phë! Humbja në luftë nuk është kurrë e turpshme. Ne e respektojmë forcën, bile ne kemi respektuar edhe diktaturën, se ashtu ndiheshim të shfajësuar.
Po kështu?! E po për nder, nuk ka më poshtëruese, nuk ka më të uryera se votimet!
Sidomos ato, që humbim!
Nga Ilirjan BlloshmiZgjedhjet mbaruan. Opozita nëpërmjet dis...
Nga Roland QafokuKjo është pulovra orgjinale e larë me gjak ...
Mitomanët janë gënjeshtarë patologjikë. Termi “mitoman” ësht...
Nga Blendi KajsiuPasi akuzoi qeverinë socialiste për “masakë...
Nga Valbona MeziniTeksa situata post zgjedhore vijon të mbet...
Nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës është një n...
Më në fund, një javë pas kasaphanës elektorale, Lulzim Basha...
Nga Azem ParrllakuNë shoqëritë e zhvilluara demokratike, pse...
Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijua...
Nga Flamur KuçiHumbja e zgjedhjeve doli të ishte një mundësi...
NGA Habjon HasaniNjë orë pasi ishte mbyllur votimi, në mbrëm...
Nga Nikola KedhiNjë numër i konsiderueshëm njerëzish mendojn...
Nga Eduard ZaloshnjaPasi humbi zgjedhjet e 2009-ës, Rama fil...
Edi Rama i ka bërë një ofertë opozitës. Në thelb, oferta ësh...
Këto ditë një nga debatet, që do marrë një peshë të konsider...
Nga: Kreshnik SpahiuE keni kexuar Romanin e Ismail Kadaresë:...
Nga Endri XhafoLulzim Basha është tani në kurthin e Edi Ramë...
Nga: Ylli Rakipi Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen!Mos u...
Nga: Ilir Levonja A duhet të dorëhiqet Lulzim Basha? Pa asnj...
E mbani mend sa luftë u bë për listat e hapura?Sa shumë shkr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...