I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën
Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë ...
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti sot me vendosmëri se opozita nuk do të njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, sepse ato ishin një masakër elektorale nga ana e socialistëve. Zoti Basha tha se socialistët vodhën, blenë dhe manipuluan vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë, duke sjellë një degjenerim të thellë të institucioneve demokratike dhe jetës politike.
KQZ vazhdon të shqyrtojë ankesat e partive të opozitës për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa socialistët po shfaqen në takime pune, duke thënë se për ta fitorja e mandatit të tretë është temë e mbyllur.
Edhe nga Fieri, ashtu si nga Durrësi e qytete të tjera, ku po zhvillon një tur tubimesh me përkrahës të opozitës, kryetari i Partisë Demiokratike, Lulzim Basha, deklaroi se socialistët i vodhën dhe i blenë këto zgjedhje dhe se rezultatet e tyre nuk do të njihen kurrë.
Ai tha se socialistët dhe social-demokratët të lidhur me bandat kriminale kërcënuan dhe frikësuan votuesit, shfrytëzuan burimet shtetërore, blenë vota për qeverinë dhe shtrembëruan vullnetin e qytetarëve, që nuk votuan të lirë.
?Masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet. Rezultati i tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, nuk do të pranohet. Për këtë nuk ka pikë diskutimi. Beteja do të vazhdojë, jo për karrigen time, jo për poste drejtorësh apo për tendera, apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë apo për të bërë aleancë me krimin. Beteja jonë do të vazhdojë për shqiptarët, për prindërit që duan t?i rrisin e t?i mbajnë fëmijët këtu. Beteja jonë do të vazhdojë në të gjitha format, në të gjitha mënyrat, në çdo fushë beteje. Fundi i kësaj beteje do të jetë përmbysja e regjimit Rama-Doshi? – tha zoti Basha.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sipas rezultateve nga KQZ-ja, në parlamentin me 140 vende Partia Socialiste fitoi 74 mandate, Parti Demokratike fitoi 59 mandate, aleatja tjetër e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe u shpreh e gatshme të bashkëpunojë me socialistët. Parlamenti i ri mblidhet në shtator.
Partia Socialiste ndërkohë ka nisur të mbajë fjalime dhe të shpalosë projekte investimedh gjatë mandatit të tretë.
Përfaqësues të saj i kanë hedhur poshtë akuzat për blerje votimesh, duke pohuar se e majta fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, pasi tregoi aftësi në menaxhimin e dy krizave të rënda ekonomike të pandemisë dhe të tërmetit, duke fituar besimin e qytetarve për të vazhduar punën.
Madje Partia Socialiste e ka ftuar Partinë Demokratike që të bashkëpunojnë për reforma me rëndësi për të ardhmen e vendit.
?Ne jemi këtu për të vënë një theks shumë të fortë tek domosdoshmëria e kalimit në një fazë tjetër të përpjekjes së përbashkët për të vendosur kontroll absolut mbi territorin në aspektin e mbrojtjes së tij nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e paligjshme? – tha sot kryeministri Edi Rama në një mbledhje me drejtues të lartë të policisë.
Në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen kërkesat e opozitës. Në KQZ është kërkuar përsëritja e zgjedhjeve në 9 nga 12 qarqe të Shqipërisë, ndërsa në gjithë prokuroritë e vendit janë 180 padi për këto krime para dhe pas ditës së zgjedhjeve.
Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, u bënë thirrje forcave politike dhe udhëheqësve të tyre që të pranojnë vendimin e votuesve, duke shpresuar në respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv të institucioneve demokratike të vendit, që dalin nga këto zgjedhje. Përfaqësues diplomattikë nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mbështesin raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrata zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve theksuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë, ndërsa nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë.
OSBE/ODIHR po përgatit një raport të plotë mbi zgjedhjet, ndërsa në raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi, ndonëse vëzhguesit morën shumë pretendime për shitblerje votash, të cilat po hetohen. Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi në Elbasan dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit. /VOA
Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë ...
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e ...
Partia Demokratike ka paraqitur 5 prova të reja në KAS për k...
Është shoqëruar me debate mbledhja e KAs ku po shqyrtohen kë...
Kreu i LDSH-së, Myslim Murrizi, i cili është pjesë e Komisio...
Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Il...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mbrojtjen e territorit dh...
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp me mediat ...
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ësh...
Dorëheqja e Sahit Dollapit raportuar nga CNA.al një javë më ...
Kryedemokrati Lulzim Basha është stacionuar në qytetin e Fie...
Arben Kraja, kreu i SPAK-ut, ish- hetuesi i diktaturës, duke...
Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS, 9 dosje në dukje volu...
Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar lidhur me ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar turin e...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar mbledhjen e paralajmëruar ...
Shqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën 1-vjeçare të Nismë...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar sot mble...
KAS ka filluar mbledhjen e rradhës ku do të shqyrtojë kërkes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...