web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjosa Osmani takon presidentin slloven/ “Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 2008”

13 Maj 2021, 20:06, Kosova & Bota CNA

Pas më shumë se një orë takim me presidentin slloven, Borut Pahor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pret nga Sllovenia që të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe arsimit. Në lidhje me kufijtë e Kosovës, znj. Osmani ka thënë se ata janë përcaktuar në vitin 2008, ndaj tani duhet të diskutohet për çështje aktuale.

?Kufijtë tonë janë përcaktuar në vitin 2008. Kosova do të ulet në tavolinë për të trajtuar tema që janë të rëndësishme për vendin tonë?, tha ajo.

Vjosa Osmani dhe homologu i saj slloven kanë diskutuar për përgatitjet e nevojshme për procesin e Brdu-Brijuni dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës. Znj. Osmani ka kërkuar mbështetje për vaksinat kundërt COVID-19.

?E sigurova presidentin qe Kosova e ka prioritet integrimin evropian. Reformat që duhet të ndërmerren nuk i shohim si të imponuar por për nevojën e qytetarëve tanë. E potencuam qartë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin të vizave. Jo që ka plotësuar kriteret, por dyfishin e tyre. Është një pritje e gjatë dhe i mbetet BE-së të mbajë premtimin. E njoftova presidentin për faktin që akoma kemi nevojë për mbështetje sa i përket vaksinave. Shpresoj qe Sllovenia që ndihmojë Kosovën, sepse siç thotë edhe populli ynë ?miku i mirë gjendet në ditë të vështira?, tha ajo.

Në konferencën e përbashkët për media, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka deklaruar se do të këshillohen mbi vështrimet dhe perspektivën evropiane.

?Do të provojmë të shohim se a mund të themi diçka më optimiste sa i përket perspektivës evropiane të shteteve të Ballkanit. Në aspektin e paqes dhe sigurisë, në zonën e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi që të vihet deri në një qëndrim të BE-së se zgjerimi është domosdoshmëri gjeopolitike e karakterit primar. BE duhet të përshpejtojë këtë proces dhe ta shohë këtë hapësirë si tërësi?, tha ai. Euronews.





Lajmet e fundit nga