web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mosnjohja e zgjedhjeve prodhon krizë”/ Erla Mëhilli zbulon çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për Bashën

11 Maj 2021, 19:19, Politikë CNA

Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli thotë se pas procesit të 25 prillit Shqipëria rrezikon të kaplohet nga një ?gjuhë politike konfliktuale? për shkak të artikulimit të opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve.

E ftuar në ?Ilva Now?,  Mëhilli theksoi se mospranimi i rezultatit zgjedhor nga njëra palë prodhon krizë, por kjo situatë shton ajo, jo-domosdoshmëritsht çon në protesta apo revolta në rrugë.

?Është pak e vështirë për ta parashikuar. Sot nga zoti Basha dëgjuam që artikuloi që zgjedhjet nuk do i njohë kurrë. Nga njëra anë kemi këtë deklaratë dhe nga ana tjetër edhe nga zoti Basha edhe nga funksionarë të tjerë të PD është thënë që betejën do e vazhdojnë edhe brenda institucionit të Parlamentit.

Është pak e paqartë për ta deshifruar këtë gjë. Nëse do të rrimë tek mosnjohja e zgjedhjeve këtu do të kemi të bëjmë me një krizë, pasi nëse njëra nga palët kryesore nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve hyjmë në një krizë. Ne i imagjinojmë krizat të jenë me dhumë por nuk është e thënë, mund të mos vazhdojë me protesta, mund të jetë politikë konflikti, por jo domosdoshmërisht protesta ose dhunë. Protestat i nxit rretorika mes palëve, kur nuk ka dy palë në konflikt bëhet pak e vështirë që të ketë protesta.

Nga njëra anë kemi zotin Rama, i cili po kërkon ti ikë konfliktit, pra është një ftesë për bashkëpunim dhe mesa duket është një tezë të cilën ai po e përdor gati çdo ditë, pra është konsistent në kërkesën e tij. A e bën zoti Rama për diversion, a e bën se është hipokrit se ka qef hipokrizitë edhe mund të jetë?, tha Mëhilli./CNA.al





Lajmet e fundit nga