58 operacione, qindra të arrestuar/ Policia e Shtetit në një muaj
Policia e Shtetit ka bërë bliancin e punës për muajin Maj....
Policia e Shtetit ka bërë bliancin e punës për muajin Maj....
Një numër i vogël njerëzish preken me COVID-19 pasi janë vaksinuar.
“Asgjë nuk është 100% e sigurtë në këtë botë”, thotë Gigi Gronvall, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.
Ndërsa variante të reja shfaqen në të gjithë botën, shkencëtarët thonë se është e rëndësishme të vëzhgohen këto raste të rralla. Ato mund të jenë shenja të diçkaje më serioze.
“Është e mundur që të shfaqen më shumë variante që depërtojnë vaksinat,” tha zonja Gronvall. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që këto raste të hetohen.”
Nga 95 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht deri më 26 prill, u raportuan 9,245 infeksione me COVID-19. Kjo përbën më pak se një të qindën e përqindjes, megjithëse CDC-ja thotë se kjo shifër mund të jetë më e lartë.
“Jo çdo individ që merr vaksinën reagon ndaj virusit”, tha Jacques Ravel, nëndrejtor në Institutin e Shkencave të Gjenomit në Universitetin e Merilendit. “Nuk jemi 100 për qind të sigurt se edhe pse këta njerëz janë vaksinuar, sistemi i tyre imunitar ka reaguar në shkallën e duhur”.
Për të dalluar ndryshimin mes një përgjigje të dobët të sistemit imunitar dhe një varianti të ri të virusit, shkencëtarët duhet të deshifrojnë kodin gjenetik, ose sekuencën, e virusit që shkakton infeksionin tek pacienti i vaksinuar.
Universiteti i Merilendit është pjesë e një rrjeti mbarëkombëtar institucionesh që studion sekuencat e varianteve të COVID-19. Zoti Ravel tha se instituti i tij nuk ka parë ndonjë sekuencë të re tek viruset që kanë infektuar pacientët e vaksinuar. Kjo, tha ai, tregon se ka më shumë gjasa që “njerëzit që nuk iu përgjigjën pozitivisht vaksinës janë infektuar sepse nuk janë mbrojtur”.
Nëse, nga ana tjetër, ” fillojmë të shohim të njëjtin variant tek grupi i vaksinuar, atëherë do të fillonim të shqetësoheshim,” tha ai.
Deri tani, vaksinat në përgjithësi po funksionojnë jashtëzakonisht mirë, madje edhe kundër varianteve të reja. Të dhënat e fundit nga Izraeli, ku varianti i parë i identifikuar në Britani është mbizotërues, tregojnë se vaksina Pfizer-BioNTech ishte 95% efektive. Varianti i Mbretërisë së Bashkuar përhapet më lehtë dhe mund të jetë më vdekjeprurës se virusi fillestar.
Por ka disa shenja paralajmëruese. Në një studim në Katar, ku varianti që u shfaq në Afrikën e Jugut përbën gjysmën e rasteve, vaksina Pfizer-BioNTech ishte vetëm 75% efektive. Ky variant ka provuar gjithashtu se është më i aftë të depërtojë edhe individët e imunizuar me vaksinat e tjera.
Megjithatë, vaksinat të mbrojnë nga zhvillimi i rasteve më të rënda. Vaksina Pfizer-BioNTech ishte më shumë se 97% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes në një studim të Katarit.
Në një lajm tjetër të mirë, shumë nga variantet më shqetësuese ndajnë të njëjtat mutacione, edhe kur ato shfaqen në kontinente të ndryshme. Kjo mund të nënkuptojë që virusi mund të shndërrohet në një numër të kufizuar./voa
Demonstruesit francezë dolën në rrugët e Parisit dhe qytetev...
Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti të cilët u helmuan nga kërp...
Dhjetëra palestinezë janë lënduar në përleshjet ndërmjet pro...
Udhëheqësit evropianë mbërritën në Strasburg të Dielën në Ko...
Në Kosovë, deri më 9 maj, me dozat e vaksinës kompanive Pfiz...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën ...
Kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste, që pushimet e v...
Pas shtatë muajsh gjendje të jashtëzakonshme spanjollët fest...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përsëritu...
Regjisorja nga Kosova, Blerta Basholli thotë se tri çmimet k...
Ka arritur në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një...
Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë përsëri në Tokë,...
Rënia e mundshme në tokë e copëzave të raketës kineze, ditën...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjila...
Operatori i një tubacioni që transporton lëndë djegëse në Br...
Përpjekjet e Presidentit Biden për ripërtëritjen ekonomike m...
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova po përgatitet të padi...
Një qytetar 47 vjeç, ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundi...
Një analizë e sekuencës gjenetike e varianteve të koronaviru...
Senatori i Shtetit Ohio, Andreë Brenner doli “zbuluar” teksa...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...