web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Asnjë ndërhyrje në identitetin tonë”/ Zaev: Kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme me Bullgarinë

9 Maj 2021, 12:23, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përsëritur qëndrimin e tij se çdo ndërhyrje në identitetin e vendit te tij, duke e cilësuar të papranueshme. Gjithashtu ai shtoi se procesi po vazhdon për një kohë të gjatë dhe nuk do të ndalen por edhe nuk do të rrezikojnë dinjitetin dhe identitetitn e tyre.

Zaev është shprehur se ende beson se do të gjendet zgjidhje e përbashkët me Bullgarinë, në mënyrë që vetoja e saj të mos e dëmtojë më tej Shkupin në rrugën drejt Bashkimit Europian.

?Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku.

Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi po vazhdon për një kohë të gjatë, nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë?, ? ka deklaruar Zaev për mediat greke./ CNA.al





Lajmet e fundit nga