web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shëngjini çel sezonin turistik/ Klosi: Shpresoj që të kemi nën kontroll pandeminë

8 Maj 2021, 11:42, Aktualitet CNA

Ministri i Turzimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka qenë sot në Shëngjin ku ka çelur sezonin turistik.

Gjatë fjalës së tij Klosi tha se Shqipëria duhet të jetë kampione e turizmit në Ballkan. Ai theksoi se shpreson që situata e pandemisë të jetë nën kontroll për të lejuar sa më shumë organizime.

?Shpresoj që të kemi nën kontroll pandeminë dhe të kemi mundësinë që Komiteti i Ekspertëve të marrë parasysh kërkesën e organizatorëve të festivalit për të pritur një numër të konsiderueshëm të rinjsh të cilët duan të festojnë dhe të kenë një ngjarje të madhe post Covid. Shpresoja që festivali UNUM të jetë një ngjarja e madhe një festë, shenjë që ne ja dolëm ta menaxhojmë të gjithë këtë situatë. Ne e kemi thënë që duam të jemi kampionë të turizmit në Ballkan e që të jesh kampion duhet duhet të kemi organizime, festival si ?UNUM Festival??, tha Klosi./CNA.al





Lajmet e fundit nga