Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Presidenti Ilir Meta i është drejtue me një letër Komisionit të Ligjeve i cili pritet që të shqyrtojë sot kërkesën e 50 deputetëve të PS për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës
Në letrën drejtuar Kuvendit, Meta thekson se në asnjë prej njoftimve përcjellë presidencës nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.
Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:
Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.
Pavarësisht mungesës së objektit në e-mailin tuaj thjesht njoftues, dhe aspak sqarues apo parashtrues të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, atë elektronike, përfitojmë nga rasti t`ju risjellim në vëmendje se:
E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.
Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.
Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.
Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak, është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill.
Eshtë momenti, që para së gjithash, t`i risillet në kujtesë Kuvendit edhe një herë, përmes Komisionit të Ligjeve se:
? Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që prishi marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe realizoi ndryshime të njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, pa konsensus dhe me një procedurë të përshpejtuar, me qëllim krijimin e epërsive elektorale në një garë politike siç ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe dëmtimin e opozitës së bashkuar në garën elektorale;
? Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përgjatë këtyre 2 viteve ka miratuar 62 ligje antikushtetuese, duke minuar parimin e shtetit të së drejtës, kontrollit dhe balancës mes institucioneve, barazisë përpara ligjit, në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
? Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përmes ligjeve klienteliste, ka dhënë me koncesion pasurinë publike të shtetasve shqiptarë, në përdhunim të interesave të tyre;
? Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që nuk ka kryer asnjë proces hetimor parlamentar, për të gjithë veprimtarinë e korrupsionit legjislativ që ka shoqëruar procesin e miratimit të ligjeve klienteliste, të posaçme, të bëra me porosi;
? Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që së bashku me anëtarët e tij në KQZ, realizoi votimet një partiake në 30 qershor 2019 për pushtetin vendor, pa garë, për të emëruar përfaqësuesit e tyre;
? Është pikërisht ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që në bashkëpunim me përfaqësuesit e tij të emëruar në pushtetin vendor, prishi Teatrin Kombëtar në 17 maj 2020, përgjatë periudhës së pandemisë;
? Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!
Por gjithsesi, nëse ju mendoni se jeni të aftë, jeni në kohë dhe keni ndonjë grimcë legjitimiteti, dhe dëshironi të zbardhni vërtet krimet zgjedhore, që disa prej jush aty brenda në Kuvend kanë konsumuar, apo për të hetuar se përse autorët e krimeve zgjedhore nuk u dërguan përpara drejtësisë, atëherë i bëjmë me dije Kuvendit se, mund ta filloni këtë proces me mbledhjen dhe vlerësimin e disa fakteve ulëritëse.
Presidenti Ilir Meta, nuk ka mundur dot të shkëputet nga pol...
Analistja gjermane, Johanna Deimel analizon fitoren e PS në ...
Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka përsëritur vendimin e ...
Ish kreu i PD në degën e Kukësit, Ibsen Elezi ka reaguar ash...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë me një mesazh pas...
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për bashkëpunim...
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka dhënë sot...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Rinas Komisionerin pë...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderoi dëshmorët...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ditën e procesit zgjedhor, me 25 Pr...
Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës së Dëshmorëve shpreh...
Kreu i grupit parlamentar të PS Tulaqnt Balla ka deklaruar ...
Avokati Saimir Vishaj ka komentuar mbi nismën e Partisë Soci...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko u shpr...
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i cili mori vetëm 848 vota në zgj...
Kandidat i PS në zgjedhjet e 25 Prillit, juristi Plarent Ndr...
Deklaratate Ilir Metës për trë rrëmbyer sfurqet në 25 prill...
Analisti Andi Bushati është shprehur se Lëvizja Socialiste p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka tre...
Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar nismën e maxhoranc...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...