Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka mundur të nënshkruajë ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe çdo vaksinë e siguruar deri tash, është donacion nga Bashkimi Evropian ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në Kosovë, të mërkurën, më 5 maj, rinisi procesi i imunizimit me 4,680 dozat e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech. Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edhe në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Këto doza u harxhuan në fund të muajit mars.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se donacionet janë të mirëseardhura dhe vijnë në bazë të mundësive të shteteve të tjera. Por, Qeveria e Kosovës, thotë ai, duhet të angazhohet për të blerë vaksina me paratë e buxhetit të Kosovës dhe në këtë drejtim, ekzekutivi duhet të jetë transparent.
?Ne shumë pak jemi të informuar. Javën e kaluar kemi biseduar me ministrin e Shëndetësisë (Arben Vitia). Ai ka treguar disa dëshmi se janë në rrugë të mirë dhe në fazën përfundimtare për kontraktim nga buxheti dhe blerjen e këtyre vaksinave. Në një mënyrë është dëshmuar se kjo do të ndodhë gjatë muajve të vijim?, shprehet Sejdiu.
Qeveria e Kosovës është duke neglizhuar procesin e sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit për shkak të paaftësisë së saj, thotë Bekim Haxhiu, anëtar në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës. Imunizimi i masës, thotë ai, nuk mund të ndodhë me donacione.
?Qeveria është duke injoruar situatën dhe po tregohet neglizhente në sigurimin e kontratës për vaksina. Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka kontratë me asnjë prodhues të vaksinave ose partnerë të tyre për furnizim më vaksina?, tha Haxhiu për Radion Evropa e Lirë.
Deputeti Bekim Haxhiu, në mesin e muajit të kaluar është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Haxhiu tha se takimi ka pasur për qe?llim shqyrtimin e oferte?s dhe kontakteve me aktere?t qe? mund te? ndihmoje? ne? sigurimin e vaksine?s së kompanisë amerikane, Pfizer. Që nga ky takim mes Haxhiut dhe Vitisë, ende nuk ka ndonjë njoftim për marrëveshje konkrete.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse janë afër arritjes së ndonjë kontrate me kompani që prodhojnë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me komisionerin e lartë të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, kanë parë nga afër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të stafit shëndetësor në Kosovë në sallën ?1 Tetori? në Prishtinë.
Komisionari Varhelyi tha se ka qenë detyrë e rëndë për të siguruar vaksina, por është i lumtur që sheh njerëzit duke u vaksinuar.
Ai tha se dërgesa e 4 majit është e para në mesin e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, dërgesa e radhës do të arrijë në Kosovë në muajin qershor dhe me këto doza do të mund të vaksinohet i gjithë stafi shëndetësor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq tha se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar për sigurimin vaksinave për të imunizuar 60 për qind të popullsisë. Sipas Kurtit, synohet që deri para verës të vaksinohen grupet e rrezikuara.
?Qeveria është duke punuar pa u ndaluar për të rritur sigurimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejtë në përmbushjen e këtij qëllimi. Ne jemi të bindur se në bashkëpunim më vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do të mund të vazhdojmë të përfitojmë nga ky mekanizëm i pakos ndihmëse përmes marrëveshjeve të mëtejme?, theksoi Kurti.
Kosova hyn në vendet me një ekonomi të pazhvilluar. Buxheti i saj për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.
Nga ky buxhet, janë ndarë 40 milionë euro për blerjen e vaksinave dhe për nevoja që lidhen me pandeminë e koronavirusit./rel
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi...
Bordi pothuajse i pavarur mbikëqyrës i kompanisë Facebook, p...
Kanë kaluar 18 muaj që nha shpërthimi pandemisë së Covid, nd...
Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Mineapolisit,...
Ministrat e Jashtëm nga Grupi i Shtatë vendeve të industrial...
Presidenti Joe Biden po vendos një objektiv të ri për imuniz...
Ndërsa lë pas 100 ditët e para të presidencës së tij, Joe Bi...
Dialogu me Serbinë është një temë shumë e rëndësishme në rea...
India vazhdon të përballet me një situatë tejet të vështirë ...
Katër viktima dhe 75 raste të reja me koronavirus u raportua...
Kosova pritet të pranojë të martën 4,680 doza të vaksinës Pf...
Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) ka filluar shqyrtimin ...
Të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në p...
Që nga ajo ditë, njerëzimi ka një emër të ri për katastrofën...
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, të publikuara të hën...
Ish Presidenti amerikan Donald Trump e humbi garën e tij të ...
Edhe pas më shumë se një viti të përballjes së botës me pand...
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë ...
Presidenti Joe Biden ngriti zyrtarisht të hënën kufirin maks...
Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) pritet t...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...