Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer-it për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç deri javën e ardhshme. Kjo sipas një zyrtari federal dhe një personi që ka njohuri për procesin, të cilët folën në kushtet e anonimitetit.
Veprimi i agjencisë FDA do të pasohet nga një takim i një komisioni këshillues federal për vaksinat ku do të diskutohet nëse duhet të rekomandohet vaksina për grupmoshën 12 – 15 vjeç. Më pas Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të veprojnë sipas rekomandimit të komisionit në fjalë. Këto hapa mund të përfundojnë brenda pak ditësh.
Gazeta Nju Jork Tajms raportoi e para për kohën e pritshme të autorizimit.
Në fund të marsit kompania Pfizer publikoi rezultatet paraprake të një studimi me 2,260 vullnetarë amerikanë të moshës 12 deri në 15 vjeç, që tregoi se nuk kishte raste të COVID-19 mes adoleshentëve të vaksinuar plotësisht, krahasuar me 18 mes atyre që u injektuan me placebo (solucion pa asnjë efekt).
Fëmijët kishin efekte anësore të ngjashme me ato që shihen tek të rriturit, tha kompania. Efektet kryesore anësore janë dhimbja e trupit, ethet, temperatura dhe lodhja, veçanërisht pas dozës së dytë. Studimi do të vazhdojë të ndjekë pjesëmarrësit për dy vjet për më shumë informacion në lidhje me mbrojtjen afatgjatë dhe sigurinë.
Kompania Pfizer nuk është e vetmja kompani që kërkon të ulë kufirin e moshës për vaksinën e saj. Nga mesi i këtij viti priten gjithashtu rezultatet nga një studim për vaksinën Moderna për moshat 12-17 vjeç.
Duke lënë të kuptohet se gjetjet ishin premtuese, FDA i lejoi të dyja kompanitë të fillonin studime në Shtetet e Bashkuara për fëmijët 11vjeç e poshtë, duke shkuar deri në moshën 6 muajshe.
Më shumë se 131 milionë doza të vaksinës Pfizer janë administruar tashmë në Shtetet e Bashkuara ku kërkesa për vaksina tek të rriturit është ngadalësuar në mënyrë drastike javët e fundit.
Ndërsa të rinjtë rrezikojnë të kenë më pak efekte anësore serioze nga COVID-19, ata përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve të reja të virusit ndërsa shumica e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar të paktën pjesërisht dhe ndërsa aktivitete me rrezik më të lartë si ngrënia në ambiente të mbyllura dhe aktivitetet sportive kanë rifilluar në pjesën më të madhe të vendit. Zyrtarët shpresojnë që shtrirja e vaksinimeve tek adoleshentët do të përshpejtojë më tej uljen e rasteve të virusit dhe do të lejojë që shkollat të rihapen me ndërprerje minimale këtë vjeshtë.
Shtetet e Bashkuara kanë porositur të paktën 300 milionë doza të vaksinës Pfizer deri në fund të korrikut, të mjaftueshme për të imunizuar150 milionë njerëz./DW
Grupi i shtatë demokracive perëndimore synon të bëjë për vet...
Udhëtimet ajrore në SHBA arritën nivelin më të lartë që nga ...
Gjermania kundërshton çdo ide apo propozim për ndryshim të k...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 101 rast...
Policia gjermane zbuloi një nga ueb-faqet më të mëdha në bot...
Tensionet e muajve të fundit në Mal të Zi mund të jenë jasht...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Lon...
Klima e të bërit gazetari në Kosovë është duke u rënduar dhe...
Komisioneri i Mjedisit, Virginijus Sinkevicius mendon se kon...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ka lëshuar 527,000 ...
Përpjekja për rimëkëmbjen e sezonit turistik në bregdetin e ...
Koreja e Veriut kritikoi Presidentin amerikan Joe Biden, duk...
Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë të dielën një njoftim të t...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën...
Presidenti Joe Biden e mori detyrën tre muaj më parë duke ba...
Zhvendosjet demografike në Shtetet e Bashkuara gjatë dhjetë ...
Izraeli ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare për 45 vikt...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,...
Moti i ngrohtë dhe ulja e rasteve të infektimit ka bërë që s...
Katër astronautë u kthyen pa probleme të dielën në Tokë pas ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...