Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Presidenti Joe Biden e mori detyrën tre muaj më parë duke bashkëpunuar me një Kongres me shumicë të ngushtë demokrate. Ndërsa Presidenti Biden përballej me një krizë të dyfishtë ekonomike dhe të shëndetit publik, Kongresi u konsumua nga procesi i dytë gjyqësor ndaj paraardhësit të tij Donald Trump. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim sfidave të presidentit të ri në raport me ligjvënësit gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë.
Vetëm disa ditë pasi Kapitoli u sulmua nga mbështetës të ish-Presidentit Trump, Amerika pa një tranzicion paqësor pushteti drejt Presidentit Biden dhe një Kongresi me shumicë të ngushtë demokrate. Ligjvënësit vepruan me shpejtësi duke miratuar 2 trilionë dollarë për të financuar vaksinat dhe pagesat prej 1400 dollarësh për amerikanët në vështirësi.
“Miratuam Planin Amerikan të Shpëtimit, një nga paketat e ndihmës me më shumë ndikim në historinë amerikane. I kemi parë që tani rezultatet”, tha Presidenti Biden.
Ligjvënësit republikanë thanë se paketa ligjore masive nuk bëri shumë për ta zgjidhur krizën.
“Harxhuan gati 2 trilionë dollarë për një paketë partiake, për të cilën Shtëpia e Bardhë u mburr se ishte më liberalja në historinë amerikane! Vetëm 1% shkoi për vaksinimet”, tha Senatori republikan Tim Scott.
Shumica e analistëve thonë se fondi ishte një sukses i nevojshëm për demokratët.
“Do të konsiderohet një fitore legjislative, dhe madje popullore – më në fund pritshmëritë u reflektuan në realitet”, thotë Casey Burgat, nga Universiteti George Washington.
Por, për javët e para të presidencës Biden, Senati u konsumua nga ngritja e akuzave, gjykimi dhe shpallja jofajtor e ish-Presidentit Trump për rolin në nxitjen e trazirave të 6 janarit.
“Kongresi ishte ende duke u përballur me pasojat e pikëpyetjes nëse mund të gjykohej apo jo një ish-president. Kishte një klimë përgjithësisht të keqe mes anëtarëve të Kongresit që ishte në fazën e tranzicionit drejt Kongresit të ri, i cili do të mirëpriste një president me axhendën e tij legjislative”, thotë zoti Burgat.
Megjithëse ligjvënësve iu desh më shumë kohë se zakonisht për t’u organizuar, Kongresi i bashkuar demokrat dhe Shtëpia e Bardhë, së bashku me stilin menaxhues të presidentit të ri, mundësuan një ton të ndryshëm në Kapitol.
“Kur flet Presidenti Biden, ose kur dikush thotë se po flasin nga Shtëpia e Bardhë, të gjithë faktorët, republikanë dhe demokratë, kanë besim se ai është pozicioni real – se nuk do të ketë ndonjë përmbysje të papritur të pozicionit”, thotë Molly Reynolds, nga Instituti Brookings.
Kjo është një përqasje që do t’i nevojitet Presidentit Biden ndërsa po negocion për miratimin në Kongres të një plani ambicioz për infrastrukturën./ VOA
Zhvendosjet demografike në Shtetet e Bashkuara gjatë dhjetë ...
Izraeli ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare për 45 vikt...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,...
Moti i ngrohtë dhe ulja e rasteve të infektimit ka bërë që s...
Katër astronautë u kthyen pa probleme të dielën në Tokë pas ...
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova so...
Në gjendjen aktuale ku ndodhen shumica e fushatave të vaksin...
Diplomatë të lartë nga Kina, Gjermania, Franca, Rusia dhe Br...
Në Indi, vendi i dytë në botë për nga popullsia, gjendja e i...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një postimi në ...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë...
Hungaria ka liruar masat kufizuese anti Covid për të gjithë ...
Me moton “Punëtore e punëtorë kundër shtypjes”, dhjetëra qyt...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar me të drej...
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris konfir...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë...
Dërgesa e vaksinave kundër Covid-19, të kompanisë Pfizer Inc...
SHBA-ja u tha qytetarëve të saj që të largohen sa më shpejt ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zy...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...