web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meksi i bindur: Skënderbeu mbijeton dhe merr kupën

4 Maj 2021, 11:49, Sport CNA

Kapiteni ngjitet në katedër. Pavarësisht nga humbja e penalltisë në ndeshjen e fundit, Jorgo Meksi ka gjithë të drejtën të gëzojë për arritjen që ka bërë ekipi i tij, që tashmë është pranë synimit të kalimit pa ?play out? në sigurimin e Superiores. Në një intervistë të dhënë për ?Panorama Sport?, Meksi ka folur gjatë rreth mundësive të ekipit për të siguruar mbijetesën dhe punës me trajnerin e ri.

Meksi, një fitore me shumë vlera, a ishte kjo qershia mbi tortë e këtij takimi?

Ne ishim nisur për fitore dhe kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Ishim gati të bënim sakrificën e madhe dhe normalisht që askush nuk donte të humbte këtë takim. Kjo u pa veçanërisht në pjesën e parë. Më pas në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Ndikoi që Kastrioti ishte me 10 lojtarë dhe ata u mbrojtën shumë, duke mos na lënë hapësira. Ishim të qetë e krijuam rastet tona dhe shënuam dy gola.

Çfarë ka ndryshuar te Skënderbeu nën drejtimin e Memellit?

Ana psikologjike te ne ndikon shumë, pasi kemi lojtarë të rinj. Nëse nuk jemi mirë nga ana psikologjike, nuk mund të japim më të mirën në fushë. Këtë Memelli ka ditur ta bëjë më së miri, prandaj jemi këtu ku jemi. Ne cilësitë i kemi pasur gjithmonë, por ishim të rrënuar psikologjikisht. Futeshim në fushë si inferiorë dhe kjo na penalizonte shumë.

Çfarë ka Skënderbeu më shumë se kundërshtarët?

Kemi çdo gjë: cilësi, dëshirë dhe mbi të gjitha histori. Jemi një ekip që nuk meritojmë të biem një kategori më poshtë. Kjo është e sigurt. Prandaj, e them me bindje se nuk do të jemi ne ekipi që do të zbresim këtë sezon. Gjithçka është në dorën tonë dhe jemi gati për t?ia dalë.

Mes Kupës dhe Superiores cilën do të vlerësonit më shumë?

Kupa për ne ka shumë vlerë dhe do të shkojmë për të fituar, pasi e kemi treguar që mund të fitojmë. Është një mundësi për të shlyer një vit dënim. Por, normalisht që Superiorja dhe qëndrimi në elitë ka më shumë vlera për ne.

Skënderbeu vuan brenda fushës së tij. A mendoni se ndodh diçka me këtë ekip?

Na shqetëson që jashtë jemi më të fortë dhe brenda besoj kemi presionin që duhet të marrim fitoren me çdo kusht prandaj ndodh kjo.

Po bëhet një kampionat i çuditshëm. Cili ekip mund ta fitojë titullin?

Kemi parë që është një kampionat shumë i fortë. Janë 5 ekipe që luftojnë për të fituar kampionatin dhe nuk mund të them se kush ka shumë shpresa për të fituar titullin. Skënderbeu nuk qenë ndonjëherë në këto pozicione, por me punë do të tregojmë se do t?ia dalim nga kjo situatë e vështirë. Kemi mbështetjen e tifozëve dhe presidencës në këto momente.





Lajmet e fundit nga