web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nishani ‘i nxin faqen’ Bashës/ Punuam tre muaj, nuk na tha as faleminderit

28 Prill 2021, 19:43, Politikë CNA

Ish presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, ka zbrazur ankesat ndaj Bashës, pasi ky i fundit humbi thellë në zgjedhje përballë Edi Ramës për të disatën herë.

Nishani u kthye pas në kohë, duke kujtuar dhe punën e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve, ku tha se pas tre muajsh jo vetëm që nuk morën një faleminderit, por puna e tyre u hodh e në plehra nga kreu i PD.

?Nga 13 shtatori kur përfundum punën dhe punuam 3 muaj, mirë apo keq, sepse është një punë që ka një gjykim subjektiv, ky ekip, jo vetëm gjithë puna u hodh në koshin e plehrave, sepse nuk u mor parasysh jo vendimi komisonit, sepse ne nuk shkuam aty për qefin tonë, por sepse kryesia e Partisë Demokratike mori një vendim për përbërjen, për kompetencat, për mënyrën se si duhet të veprojë, për rezultatin që duhet të japi, dhe ne nuk na u tha as faleminderit.

Ne nuk kemi pirë as një kafe falenderimi për punën e mirë apo të keqe por për angazhimin tonë me me Bashën.

Këto janë gjëndje minore që nuk kanë vlerë për njerëzit, por tregojnë parime, dimesione.

Kryetari i këshillit Kombëtar nuk është përfillur fare për tu konsultuar?, tha Nishani./CNA.al





Lajmet e fundit nga