web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spaho gënjen publikisht/ Fundos veten një ditë para zgjedhjeve

24 Prill 2021, 09:00, Politikë CNA

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Korçë, Edmond Spaho,  jo vetëm ka thyer heshtjen zgjedhore, dhe ka dalë në krah të grupeve të armatosura, gjoja për mbrojtjen e votës, por edhe ka gënjyer publikisht.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se  tre simpatizantë të PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku janë arrestuar nga Policia pa ndonjë arsye.

Në fakt e vërteta është ndryshe dhe kjo ka qenë një nga gënjeshtrat e radhës të Edmond Spahos, i cili bashkë me të tjerë po e fundosin Partinë e Demokratike,

Policia ka njoftuar se tre simpatizantët e PD, kanë marrë ?peng? administratorin  e Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, Qezar Bezati, por ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Fatjon Dushku, 25 vjeç; Endrison Dushku, 21 vjeç dhe Ahmet Goroveci, 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).

Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre  shtetasit Qezar  Bezati,  me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtonte me mjetin e tij?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas uniformave blu, ndalimi dhe bllokimi i administratorit Bezati është bërë me  me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Por, nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e Bezatit,  nuk është gjetur asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor./CNA.al





Lajmet e fundit nga