web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pse ish-policët i janë bashkuar Gazmend Bardhit”?/ Elton Qyno bën dekaratën e fortë

21 Prill 2021, 20:17, Politikë CNA

Gazetari Elton Qyno ka komentuar ngjarjen që tronditi ditën e sotme qytetin e Elbasanit ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani. Qyno tha se autori i krimit në Elbasan është Arbër Paplekaj, i cili është edhe truproja personale e Gazmend Bardhit.

Duke qenë se Gazmend Bardhi është projektuar si ministër i Brendshëm nëse fiton PD, Qyno tha se kjo ka bërë që gjithë ish-policët t?i bashkohen atij.

?Arbër Paplekaj me orgjinë nga Lekbibaj i Tropojës, ishte truproja personale e Gazmend Bardhit. Bardhi besohet se do jetë ministri i ri i Brendshëm nëse PD fiton zgjedhjet. Shumë ish-efektivë janë zhvendosur në Elbasan, për fushatën e PD. Elbasani ka potencial të madh ekonomik dhe kriminal. Pavlo Vuksani, nga Shkodra, u përqëndrua gjithashtu në Elbasan. Në vendngjarje ka 68 gëzhoja, nuk dihet nëse janë 2 apo tre armë.

Ka patur fillimisht përplasje fizike. 3 furgonat e PD kanë ndjekur një makinë që dyshohet se kishte para për votat. Shoferi i saj futet në një lokal dhe kërkon ndihmë nga eksponentë të PS. Pastaj ka mbërritur Pjerin Xhuvani dhe dhëndri i tij. Fillimisht është qëlluar me plumb në kokë Pjerin Xhuvani dhe pastaj dhëndri i tij?, tha Qyno./CNA.al





Lajmet e fundit nga