web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen dy persona në Berat

21 Prill 2021, 08:54, Kronika CNA

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. A., 27 vjeç, banues në lagjen ?Donika Kastrioti?, Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale ?Kundërshtim i punonjësit të policisë?.

Gjithashtu u bë kapja e shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për veprën penale ?Vjedhja?.

Veprimet e mëtejshme për shtetasin E. B. do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga