web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Sarandë/ Fëmijën 3 vjeçar e zë dollapi poshtë, niset me helikopter drejt Tiranës

20 Prill 2021, 15:25, Kronika CNA

Një fëmijë 3-vjeçar në Sarandë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës pas dëmtimeve që ka pësuar si pasojë e rrëzimit të një dollapi.

Mësohet se ai është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Më pas mjekët e këtij spitali e kanë vlerësuar gjendjen e rëndë të fëmijës duke kërkuar transportimin e tij drejt Tiranës.

Për shkak të frakturës së rëndë, transportimi i tij është kryer me helikopter./CNA.al





Lajmet e fundit nga