web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luçiano Boçi “plas bombën”/ Ja sa blihet një votë në Elbasan, Durrës dhe Lezhë

12 Prill 2021, 15:23, Politikë CNA

Shit-blerja e votës është kthyer në një fenome shqetësues për të gjithë, përfshirë këtu edhe ndërkombëtartë, të cilët kanë bërë thirrje të njëpasnjëshme për tu tërhequr nga kjo vepër penale. Me afrimin e zgjedhjeve, partitë kërkojnë të ?joshin? banorët e pavendosur të votojnë në favor të tyre, ndonëse ky veprim është i dënueshëm.

Kandidati i PD për Elbasanin Luçiano Boçi në një intervistë për CNA.al u shpreh se shit-blerja e votës ka çmime të ndryshme nga njëri qark tek tjetri.

Duke iu referuar Elbasanit ku edhe është kandidat, Boçi theksoi se aty një votë blihet nga 50-100 euro, ndërsa sipas tij në Lezhë edhe Durrës me nga 300 euro.

Duke e cilësuar si një fenomen shqetësues, kandidati i shtatë në listën e PD tha se mbështetësit e tyre ndodhen në terren për të raportuar çdo rast abuziv.

?Ky fenomen në zgjedhjet e mëparshme si rregull është shfaqur më vonë, të paktën dy javët e fundit të fushatës. Në këto zgjedhje ka nisur më herët ? për shkak të dëshpërimit që socialistët po ballafaqojnë. Interesante është se kandidatët më të njohur të listës së PS-së janë blerësit më të mëdhenj ? dhe kjo të bën për të qeshur e për të qarë. Cmimi i votës luhatet nga qarku në qark. Në Elbasan, ku varfëria sundon, çmimi është 50 ? 100 Euro. Në Lezhë është 300 Euro. Po aq në Durrës.

Fenomeni është shqetësues dhe mbështetësit tanë kudo po raportojnë për transaksione elektorale. Njerëzve po u thuhet ?do t?ju shihet vota me kamera? dhe brockulla të tjera të ngjashme.

Shqetësimi është se me çfarë lehtësie persona që pretendohet se duhet të bëjnë ligje ? hyjnë në sferën publike duke i shkelur ato. Ky është krimi etik i kësaj mazhorance: ka normalizuar sjelljen kriminale dhe e ka bërë paligjshmërinë një normë. Kjo do të marrë kohë që të ndreqet si pasojë?, tha Boçi për CNA.al.

Kandidati i PD për Elbasanin ka edhe një mesazh të fundit për qytetarët.

?Dita e madhe e ndryshimit po vjen! Me 25 prill Partia Demokratike nuk kërkon thjesht votën tuaj. Ajo kërkon Ndryshimin e jetës suaj. Rikthimin e kuptimit të saj tek dinjiteti dhe vlerat.

Le të votojnë për Ramën të gjithë ata që kanë fluturuar këto 4 vjet nga aeroporti i Vlorës.

Le t?a votojnë Ramën të gjithë ata që e gjetën shëndetësinë falas kur shkelën në spitale; ata që preferojnë të paguajnë 15-23% tatim mbi të ardhurat ? në vend të 9%. Le t?a votojnë Ramën ata që duan të paguajnë për shkollën e fëmijëve, në vend që ta kenë falas.

Mos u merrni me ta.

Le t?a votojnë Ramën ata që janë gati të zhyten në borxh për tre breza mjaft që Rama me shokë të grabisë 4 miliard dollar në vit. Ata që refuzojnë idenë e rritjes së pagave në arsim e shëndësi, sidomos ata që nuk duan rritje pensionesh dhe të mbështetjes sociale ? ata padyshim kanë një arsye për ta votuar Ramën.

Por shqiptarët nuk janë budallenj. Shqiptarët duan ndryshimin.

Me 25 prill voto Partinë Demokratike; voto nr.9. Me 25 prill voto kandidatin tënd. Unë jam Luciano Boci kandidati me nr.7 në Elbasan dhe unë mbroj votën tënde?, tha Luçiano Boçi për CNA.al.





Lajmet e fundit nga