web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grumbullimet për fushatë elektorale/ Denata Toçe jep mesazhin e fortë

12 Prill 2021, 19:17, Politikë CNA

Kandidatja për deputete e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës, Denata Toçe, ka shigjetuar partitë e vjetra politike, teksa ka folur për fushatat e tyre elektorale, ku grumbullohen njerëz pa maska dhe distancë sociale ndonëse vendi është në kohë pandemie.

Toçe tha për CNA.al se kjo është politikë babëzie dhe primitive, ndërsa vuri në dukje papërgjegjshmërinë e partive që synojnë të drejtojnë vendin.

?Nëse ka papërgjegjshmëri kaq të madhe për të mbrojtur dhe kujdesur për jetën e tjetrit, duke thirrur tubime masive në këto kohë dramatike pandemie, si mund të premtosh një të ardhme kujdesi ndaj qytetarëve prej politikanëve që na drejtojnë ose që mund të na drejtojnë, pjesë e këtyre partive të mëdha? Kjo është politikë babëzie dhe primitive. Kjo nuk është politika e një vendi që aspiron për të qenë kandidat në vendet europiane. E çfarë ka ndyshuar prej viteve 90? Më vjen turp prej tyre dhe keq për qytetarët që pa dashur antuziazmohen dhe kapen në valën e turmës, për të brohoritur për parti si këto duke menduar se hallet e tyre u zgjidhën.

Në psikologjinë e edukimit të fëmijës, një nga sukseset e prindërimit është të vendosësh rregulla dhe t?i mbash ato. Fëmija fiton shumë siguri dhe rritet në besim dhe në marrëdhënie. Kështu do të duhet të jetë edhe marrëdhënia e politikanëve me popullin se ata i kanë zgjedhur për t?i shërbyer atyre. T?i drejtojë në rregulla dhe disiplinë për mbrojtjen e tyre. Por kur këta i shkelin të parët, për më tepër duke cënuar edhe jetën e individit, çfarë sigurie dhe besimi do të ndërtojnë? Mendoni se është menduar sadopak për mbrotjen e qytetarëve në këto grumbullime? Ndjehen kaq të pamposhtur sa mendojnë se s?ka ?murtajë? që i ndalon. Vetëm një i pamend nuk ka frikë nga Ligji dhe nga Zoti!?, u shpreh ajo.

Në një prononcim për CNA.al, Toçe dha edhe një mesazh të fortë për qytetarët e Korçës në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

?Të dalin të votojnë dhe të marrin guxim të zgjedhin alternativën që u ngjason atyre. U bë kohë tashmë që thuajse gjysma e tyre e kanë braktisur votën, sepse ndjehen të tradhëtuar dhe pa shpresë. 30 vjet bëhen shumë shpejt 50 vjet për të vazhduar të kemi të njëjtat figura politike në skenë. Është koha të decentralizojmë pushtetet. Është koha të dalin të votojnë kandidatin që meritojnë. Mos kenë frikë të zgjedhin alternativën. Unë do të jem me ta që prej fillimit të kandidimit e deri në fund të mandatit dhe uroj të jem e denjë për votëbesimin e tyre?, theksoi kandidatja për deputete./ CNA.al

Kandidate për deputete në listat Bindjes Demokratike/ Rrëfehet Denata Toçe: Nuk kemi si qëllim numra mandatesh

?LSI drejt shkrirjes?/ Denata Toçe: Një kasë e tërë politikanësh po del jashtë loje





Lajmet e fundit nga